☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,438 ▲ +0.11% ETH $2,247 ▲ +1.7% XRP $1.2577 ▲ +3.15% SOL $97.0000 ▲ +1.91%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

RUSI – Zjarre në rafineritë e naftës, pas sulmeve ukrainase me dronë

MOSKË, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Një rafineri nafte në jug të Rusisë u përfshi nga flakët pas sulmeve me dronë të kryera gjatë natës nga Ukraina, njoftuan sot autoritetet rajonale ruse.

Rafineria “Ilsky”, e vendosur në jugperëndim të rajonit të Krasnodarit, është një nga objektet energjetike ruse më të goditura nga sulmet ukrainase. Sipas autoriteteve lokale të menaxhimit të krizave, zjarri shpërtheu pas sulmit, por nuk pati të lënduar.

Edhe objektet e naftës në rajonin jugor të Rostovit pësuan dëme. Guvernatori i rajonit, Yuri Slyusar, deklaroi në Telegram se në qytetin e Azovit morën flakë dy depo të naftës dhe një ndërtesë administrative.

Ai shtoi se edhe porti i qytetit të madh Taganrog u vu në shënjestër të sulmeve, ndërsa ekipet e zjarrfikësve vazhduan punën për shuarjen e zjarreve. Sipas tij, nuk është raportuar për viktima.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë natës forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan mbi 370 dronë në mbarë vendin.

Ndërkohë, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj territorit rus si pjesë e mbrojtjes kundër pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Rusia, tashmë në vitin e pestë. Përveç objektivave ushtarake, sulmet kanë në shënjestër edhe prodhuesit e armëve dhe infrastrukturën strategjike të industrisë së naftës.

Sipas vlerësimeve të ndryshme, këto sulme të vazhdueshme kanë ulur ndjeshëm kapacitetin e përpunimit të naftës në Rusi, ndërsa në shumë rajone janë raportuar mungesa të karburanteve./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.