☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,058 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,221 ▲ +1.64% ETH $2,367 ▲ +2.13% XRP $1.3412 ▲ +3% SOL $102.3400 ▲ +2.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,058 ▼0.4 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,058 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin pub

Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka reaguar pas videos së publikuar nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili pretendoi se fermerët kanë hedhur qumësht ndaj Ministrisë së Bujqësisë, por e vërteta rezulton shumë më ndryshe, pasi bëhet fjalë për fermerët e Koosvës.

Salla ka ironizuar Berishën, teksa shkruan se postimi i Berishës është përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik.

Ndërsa më tej ministri thekson se kush zgjedh manipulimin, tregon se i kanë mbaruar argumentet.

Postimi i Sallës:

Kur nuk ke çfarë t’u tregosh shqiptarëve, zgjedh të publikosh pamje që nuk janë nga Shqipëria dhe t’i paraqesësh si të ishin realiteti ynë. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik.

Fermerët shqiptarë nuk përdoren si dekor për propagandë politike. Ata janë njerëz që punojnë çdo ditë me djersë e sakrificë dhe meritojnë respekt. Ne jemi pranë tyre çdo ditë, me mbështetje financiare, investime, këshillim dhe politika që forcojnë bujqësinë shqiptare.

Kush zgjedh manipulimin, tregon se i kanë mbaruar argumentet. Ne zgjedhim punën, faktet dhe angazhimin e përditshëm për fermerët tanë. Sepse e vërteta nuk ndërtohet me video të huazuara, por me rezultate që shihen në terren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.