☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko: Grabitjet dëmtojnë të gjithë ekonominë, jo vetëm bankat

Ngjarjet e shpeshta në lidhje me grabitjen e vlerave monetare gjatë transportit kanë një kosto jo vetëm për bankat, por për të gjithë ekonominë, tha për mediat sot, Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Ai sqaroi se Banka e Shqipërisë është institucion licencues, dh si e tillë është përgjegjëse për kërkesat minimale që bankat kanë për ruajtjen e ambienteve të tyre, pra në objektet e tyre.

Ai sqaroi se lidhur me transportin e vlerave monetare ka një udhëzim i Ministrisë së Brendshme që rregullon transportin e vlerave monetare në aspektin e sigurisë, rregullore e cilat është forcuar dhe tashmë është në fuqi.

Sejko tha se, ngjarja e fundit ka ndodhur në ambientet e aeroportit dhe jo gjatë transportimit. “Masat e marra, janë ndryshimet rregullative për këtë rregullore që ne e kemi përforcuar dhe sigurisht që përgjegjësia direkte e jona është për të monitoruar dhe mbikëqyrur zbatimin e kërkesave të sigurisë se bankave në ambientet e tyre” tha Guvernatori.

Ai sqaroi se, bankat janë të mirëkapitalizuara me likuiditet dhe janë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje.

“Ajo që na shqetëson më shumë ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve ndikimi negativ në imazh, ndikim negativ psikologjik dhe sigurisht nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin shumë shpesh dhe ndikimi financiar do të bëhej shumë problematik dhe do të kishte një kosto, jo vetëm për sistemin bankar, por për të gjithë ekonominë shqiptare” tha Sejko.

Në dijeninë time disa banka e kanë pasur GBS (sistem gjurmimi i thasëve). Por në këtë rast për arsye teknike, zhvendosjet në aeroport, duke kaluar edhe doganën kërkon një koordinim shumë institucional që ngjarje të tilla mos të përsëritën me në të ardhmen pasi jo vetëm që kanë ndikim financiar tek investitorët e huaj, por ndikojnë negativisht dhe në imazhin e vendit.

Disa ditë më parë tre persona me armë hynë në pistën e avionëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, rrëmbyen disa thasë me para që do të transferoheshin jashtë me avionë, dhe u larguan pa arritur të kapeshin nga policia.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit, i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.