🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.28 ▼0.75%
ARI 4,216 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $62,834 ▼ -2.61% ETH $1,707 ▼ -2.47% XRP $1.1441 ▼ -3.74% SOL $69.4500 ▼ -3.7%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.28 ▼0.75 % ARI 4,216 ▼0.69 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.28 ▼0.75 % ARI 4,216 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
19 Jun 2026
Breaking
Bota

Seri tërmetesh në Itali, flitet për 73 viktima

Katastrofë e vërtetë njerëzore në qendër të Italisë pas tërmetit prej 6,2 ballësh që dërrmoi zonat rurale në afërsi të Peruxhës. Mediat italiane raportojnë për të paktën 73 viktima, ndërsa vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shumta të shembura.
Tërmeti goditi në orën 03:36 të mëngjesit 76 km në juglindje të Peruxhës me epiqendër në fshatin Akumoli. Lëkundja e parë dhe më e fuqishme u pasua nga disa të tjera prej 3,8 dhe 3,9 ballësh, duke shtuar panikun mes mijëra njerëzve që kishin mbushur rrugët e qytezave dhe fshatrave.
Mësohet se situata më dramtike është në fshatin Amatriçe, ku kryebashkiaku tha se treçereku i tij është shkatërruar. Agjensia italiane e Mbrojtes Civile e cilësoi krizën si shumë të rëndë, ndërsa vijojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në shumë zona të dëmtuara. Raportohet se disa njerëz janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesat e shembura, mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa ekipet e kërkimit të ndihmuar nga banorët kanë gërmuar edhe me duar mes rrënojave që dikur ishin banesa.
Mediat raportojnë se xhenierët e ushtrisë janë nisur nga Roma, ku gjithashtu u ndjenë lëkundjet e tërmetit, drejt fshtarave të shkatërruar për të ndihmuar në operacione. Në zonat e goditura më rëndë raportohet se shumë të plagosur po kurohen në rrugë. Mes ndërtesave të dëmtuara apo të shembura janë edhe strukturat mjekësore. Zyrtarë italianë nga terreni paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm, ndërsa kanë krahasuar tërmetin me atë të Akuilës në prill të vitit 2009, që i kushoi jetën 309 njerëzve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.