🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.22 ▲2.17%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,623 ▲ +4.74% ETH $2,316 ▲ +2.54% XRP $1.2506 ▲ +13.65% SOL $87.6800 ▲ +3.04%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.22 ▲2.17 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.22 ▲2.17 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Shala: KPM po paragjykon rastet, ndalimi i emisioneve nuk mund të kërkohet pa procedurë ligjore

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka kritikuar qasjen e një anëtareje të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), duke vlerësuar se deklarimet për ndalimin e një emisioni janë bërë pa u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore.

Sipas Shalës, deri më tani nuk është konstatuar asnjë shkelje dhe, për rrjedhojë, nuk mund të kërkohet masë ndëshkuese para se rasti të shqyrtohet nga organi kompetent.

“Ende pa nisur procedura, anëtarja e KPM-së shkoi direkt te masa: ndalimi i emisionit. Kjo nuk funksionon kështu. Ajo është në KPM për ta shqyrtuar rastin, për t’i parë faktet, për ta dëgjuar palën dhe në fund për të votuar mbi bazën e ligjit. Nuk është aty për ta vendosur masën në publik para se rasti të trajtohet fare”, ka deklaruar Shala.

Ai ka theksuar se në rast se ekziston dyshimi për shkelje, fillimisht duhet të iniciohet procedura, të zhvillohet hetimi administrativ dhe vetëm pas konstatimit të shkeljes të shqiptohet masa përkatëse.

Shala ka vlerësuar se deklarimet e tilla nuk përbëjnë ushtrim normal të mandatit institucional, por krijojnë presion dhe efekt frikësues ndaj mediave.

“Ky deklarim është keqpërdorim i pozitës institucionale për t’i dërguar mesazh një emisioni dhe për të krijuar efekt frikësues te mediat”, ka thënë ai.

Hulumtuesi i IKD-së ka lidhur këtë situatë edhe me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së, të cilin e ka cilësuar të kompromentuar.

“Kur procesi i përzgjedhjes është i tillë, nuk është çudi që edhe sjellja institucionale të dalë e tillë”, është shprehur Shala.

Ai ka shtuar se vetë KPM-ja ka marrë deri më tani dhjetëra vendime sanksionuese që, sipas tij, kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe të shoqëruara me shkelje serioze procedurale.

Sipas Shalës, para se të paralajmërojë ndalimin e emisioneve apo të ndërmarrë veprime ndaj mediave, KPM-ja duhet të sigurojë ligjshmërinë e vendimmarrjes së saj.

“Para se me paralajmëru ndalimin e emisioneve, KPM është mirë fillimisht me e kthy ligjshmërinë në vendimmarrjen e vet”, ka përfunduar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.