🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.14 ▼1.11%
ARI 4,132 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,673 ▲ +3.42% ETH $2,432 ▲ +5.81% XRP $1.3117 ▲ +2.81% SOL $96.3200 ▲ +3.53%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.14 ▼1.11 % ARI 4,132 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.14 ▼1.11 % ARI 4,132 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shantazhoi një person nëpërmjet hapjes së profileve-fake në rrjetet sociale, arrestohet 24-vjeçari

Këtë të martë policia e shtetit bën me dije se ka vendosur në pranga një 24 vjeçar, banues në Tiranë i cili kishte përndjekur dhe shantazhuar një person nëpërmjet profileve të falsifikuara në rrjete sociale, me qëllim për t’i marrë një shumë parash.

Pas marrjes së një njoftimi se 24 vjeçari , në mënyrë të përsëritur, përndiqte dhe kanoste nëpërmjet platformave virtuale një person, duke i kërkuar një shumë parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Accountet”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi K. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në momentin e marrjes së shumës monetare.

Sipas autoriteteve dyshohet se 24-vjeçari, duke përdorur profile të falsifikuara në platformat virtuale, ka përndjekur dhe shantazhuar shtetasin D.P .

Të dhënat policore bëjnë me dije se janë sekuestruar një shumë parash dhe 2 aparate celularë.

Hetimi është ende në zhvillim për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.