🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.58 ▼0.53%
ARI 3,947 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $76,892 ▲ +0.06% ETH $2,265 ▲ +0.66% XRP $1.2679 ▲ +1.34% SOL $91.8700 ▼ -0.25%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Gjykata Supreme rrëzon kufizimet e Trump për votimin me postë

UASHINGTON, 15 shtator / ATSH-ANSA/ – Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar kufizimet që administrata e presidentit Donald Trump synonte të vendoste mbi votimin me postë.

Vendimi përbën një nga goditjet më të rëndësishme të viteve të fundit ndaj administratës Trump në një çështje që lidhet me procesin zgjedhor

Vetëm dy gjyqtarë konservatorë, Samuel Alito dhe Clarence Thomas, votuan kundër vendimit të shumicës.

Në vendimin e saj të shkurtër, Gjykata Supreme deklaroi se është “e pamundur” që administrata të ketë sukses në themel të çështjes së saj lidhur me procedurën e kundërshtuar.

Administrata Trump kishte kërkuar që shtetet të hartonin lista me të gjithë votuesit që duhet të merrnin fletën e votimit me postë.

Sipas administratës, bëhej fjalë për një ndryshim të kufizuar të rregullave postare, i cili synonte parandalimin e mashtrimeve të pretenduara në votime.

Megjithatë, dy gjykata më të ulëta e kishin bllokuar masën, duke argumentuar se iniciativa përbënte një zgjerim antikushtetues të kompetencave të pushtetit federal.

Gjykatat kishin vënë gjithashtu në dyshim aftësinë e Shërbimit Postar të SHBA-së për ta zbatuar plotësisht këtë procedurë.

Vendimi i Gjykatës Supreme i jep kështu një goditje përpjekjes së administratës Trump për të ndryshuar mënyrën e administrimit të votimit me postë në Shtetet e Bashkuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.