☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,026 ▼ -1.05% ETH $2,386 ▼ -1.09% XRP $1.2941 ▼ -1.98% SOL $102.9200 ▼ -1.48%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA, ish-shefi i fushatës së Trumpit shpallet fajtor për 8 nga 18 akuza

Ky është i pari gjyq penal që rrjedh nga hetimi i Departamentit të Drejtësisë mbi pretendimin e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane nga ana e Rusisë. Vendimi erdhi në ditën e katërt të diskutimeve nga juria, pas një gjyqi që zgjati plot 10 ditë mes dëshmive e diskutimeve.

Gjyqi kundër Paul Manafort u fut në një situatë kaotike këtë të martë, kur juria njoftoi se kishte arritur verdiktin për 8 nga 18 akuzat, por mbetej ende në ngërç për të arritur unanimitetin në 10 akuza të tjera për mashtrim.

Kreu i jurisë informoi gjykatësin T.S. Ellis III pak pas orës 16 (lokale) në lidhje me situatën. Gjyqtari u tërhoq për një periudhë pushimi dhe tha se do të merrte në pyetje secilin jurist individualisht, përpara se të shpallte sesi do të procedohej më tej. Juria nuk e njoftoi verdiktin për 8 akuzat fillimisht.

Juria e përbërë nga 8 burra e 8 gra kishte bërë të ditur më herët se po hasnin vështirësi në arritjen e një konsensusi për të paktën një prej akuzave mbi Manafortin. Ai përballet gjithsej me 18 akuza, të lidhura me mashtrim bankar dhe evazion fiskal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.