☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,067 ▼ -0.96% ETH $2,385 ▼ -1.01% XRP $1.2937 ▼ -2.05% SOL $102.8100 ▼ -1.34%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA-Kinë: Obama dhe Xi Xinping pas tre orë bisedimesh .zotohen për bashkëpunim në disa fusha

Shtetet e Bashkuara dhe Kina u zotuan të shtunën të bashkëpunojnë më shumë për një sërë çështjesh, si siguria, tregtia dhe shëndetësia. Këto premtime u bënë gjatë bisedimeve për më tepër se tre orë mes Presidentit Barak Obama dhe homologut të tij kinez, Xi Xinping.

Megjithatë, disa grindje të pazakonta mes ekipit shoqërues të Shtëpisë së Bardhë, gazetarëve amerikanë dhe zyrtarëve kinezë të sigurisë gjatë mbërritjes së zotit Obama, rrezikoi ta dëmtonte takimin para se ai të fillonte.

Pasi avioni presidencial “Air Force One” zbriti në Hangzhou, zyrtarët kinezë i bërtitën punonjësve të Shtëpisë së Bardhë që e lejuan shtypin të hynte në pistën e aeroportit. Madje, njëri prej zyrtarëve kinezë i bërtiti Këshillatres së Sigurisë Kombëtare, Susan Rice. Më vonë, në shtëpinë e pritjes ku ishte në plan të takoheshin të dy udhëheqësit, zyrtarët kinezë dhe amerikanë patën debate lidhur me numrin e stafit dhe të gazetarëve që duheshin lejuar të hynin brenda vilës.

Me gjithë këto incidente, Presidenti Obama dhe ai kinez Xi biseduan për tre orë e gjysëm dhe më pas shëtitën gjatë mbrëmjes në kopështin e shtëpisë së pritjes.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se të dy ata ranë dakord që të ngrenë bashkarisht një kapacitet paqeruajtës me partnerë të Botës së Tretë, ku Uashingtoni të sigurojë mbështetje me teknologji dhe logjistikë ushtarake. Kina tha se synon të ketë në gatishmëri disa prej këtyre njësive të forcës paqeruajëse prej 8 mijë vetësh brenda 60 ditësh.

Të dy presidentët, po ashtu u zotuan të ndajnë më shumë informacione lidhur me të dyshuar terroristë të huaj. Po ashtu, në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se të dyja palët ritheksuan synimin e tyre për zbatimin e një numri masash të sigurisë kibernetike, me të cilat synohet të kontrollohen sulme kibernetike.

Po ashtu ata disktuan për bashkëpunimin ushtarak “në fusha të interesit reciprok” përfshirë masa për thellimin besimit reciprok.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.