☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,641 ▲ +0.26% ETH $2,259 ▲ +0.45% XRP $1.2556 ▼ -0.33% SOL $95.7600 ▼ -0.79%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Nobelisti Michael Kremer kryeekonomisti i ri i Bankës Botërore

– Banka Botërore ka emëruar ekonomistin dhe laureatin e Nobelit, Michael Kremer, si kryeekonomistin e saj të ri, duke pasuar Indermit Gill, i cili u tërhoq nga detyra muajin e kaluar, sipas Reuters.

Kremer, 61 vjeç, fitoi Çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 2019, së bashku me Esther Duflo dhe Abhijit Banerjee, për qasjen e tyre eksperimentale në luftën kundër varfërisë globale.

Ai ka dhënë mësim edhe në Universitetin e Harvardit dhe aktualisht është profesor në Universitetin e Çikagos.

Ai do ta nisë detyrën më 1 tetor, pak para takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bangkok të Tajlandës.

Kremer është i njohur për përdorimin e kërkimeve shkencore dhe eksperimenteve në terren për të gjetur zgjidhje praktike për problemet e vendeve në zhvillim.

Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar në fusha si arsimi, shëndetësia, bujqësia, uji dhe financat.

Programet e lidhura me kërkimet e tij kanë ndihmuar fermerë të vegjël dhe kanë kontribuar në zgjerimin e vaksinimeve dhe programeve shëndetësore në shkolla.

Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, tha se Kremer ka kaluar karrierën duke identifikuar dhe testuar se cilat politika funksionojnë në zhvillim dhe duke kërkuar mënyra për t’i zbatuar ato në shkallë të gjerë.

Sipas Banga, një nga sfidat kryesore është krijimi i vendeve të punës për më shumë se 1,2 miliardë të rinj që pritet të hyjnë në moshë pune gjatë dekadës së ardhshme.

Kremer do të marrë detyrën në një periudhë të vështirë për ekonomitë në zhvillim, të cilat përballen me kosto më të larta financimi dhe energjie, ndërsa ndihma zyrtare për zhvillimin ra me 23% në vitin 2025.

Një pjesë e rëndësishme e punës së tij ka qenë testimi i politikave përpara se ato të zbatohen në shkallë të gjerë.

Kërkimet e tij mbi trajtimin kundër parazitëve te fëmijët e shkollave u lidhën me uljen e mungesave në shkollë dhe kontribuuan në zgjerimin e trajtimeve në Afrikë dhe Azinë Jugore.

Kremer ka punuar gjithashtu me parashikime të motit të bazuara në inteligjencën artificiale për bujqësinë dhe ka bashkëthemeluar “Precision Development”, një organizatë që përdor teknologjinë dixhitale për të ndihmuar fermerët e vegjël të rrisin produktivitetin dhe të ardhurat.

Ai është gjithashtu anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.