☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,717 ▼0.4%
DOW 53,411 ▼0.51%
NASDAQ 26,484 ▼0.37%
NAFTA 90.70 ▼0.66%
ARI 4,481 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,555 ▼ -1.76% ETH $2,449 ▼ -1.96% XRP $1.3975 ▼ -3.61% SOL $101.6400 ▼ -3.03%
S&P 500 7,717 ▼0.4 % DOW 53,411 ▼0.51 % NASDAQ 26,484 ▼0.37 % NAFTA 90.70 ▼0.66 % ARI 4,481 ▼1.3 % S&P 500 7,717 ▼0.4 % DOW 53,411 ▼0.51 % NASDAQ 26,484 ▼0.37 % NAFTA 90.70 ▼0.66 % ARI 4,481 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Bota

SHBA – Senati konfirmon Blanche, ish-avokatin e Trumpit, si Prokuror të Përgjithshëm

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Senati amerikan ka konfirmuar sot Todd Blanche, ish-avokatin personal të presidentit Donald Trump, në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, i cili është njëkohësisht edhe sekretar i Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Blanche u miratua me 50 vota pro dhe 49 kundër, ndërsa republikanët kontrollojnë Senatin me një shumicë të ngushtë.

Blanche kishte ushtruar tashmë detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë të përkohshme, pasi Trump shkarkoi Pam Bondin në prill.

Përpara se të hynte në administratë, ai ishte një nga avokatët më të afërt të presidentit Trump dhe e përfaqësoi atë në disa çështje penale.

Demokratët e kundërshtuan fuqishëm emërimin, duke argumentuar se lidhja e ngushtë personale e Blanche me Trumpin rrezikon pavarësinë e Departamentit të Drejtësisë.

Senatori demokrat Dick Durbin tha se Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë avokat i popullit, ndërsa akuzoi Blanche se po e trajton Departamentin e Drejtësisë si një firmë ligjore që i shërben vetëm presidentit.

Konfirmimi u shoqërua edhe me debate brenda radhëve republikane.

Një nga çështjet kryesore ishte një fond prej 1,8 miliardë dollarësh, i propozuar për personat që Trump i konsideron viktima të ndjekjeve penale të politizuara.

Fondi mund të përfshinte edhe persona të dënuar për trazirat e 6 janarit 2021 në Capitol Hill.

Një tjetër pikë e diskutueshme ishte një marrëveshje që do t’i jepte Trumpit imunitet ndaj kontrolleve tatimore./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.