☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 91.74 ▲1.35%
ARI 4,055 ▼1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,790 ▼ -6.04% ETH $2,234 ▼ -8.05% XRP $1.2075 ▼ -7.94% SOL $89.5800 ▼ -7.01%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.74 ▲1.35 % ARI 4,055 ▼1.41 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.74 ▲1.35 % ARI 4,055 ▼1.41 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA, Shtëpia e Bardhë mohon zërat për largimin e Rubio-s dhe Hegseth-it nga administrata Trump

UASHINGTON, 6 nëntor, ATSH/ Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, mund të largohen nga detyrat e tyre pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.

Sipas BBC-së, mediat amerikane kanë raportuar se administrata Trump mund të përballet me ndryshime në kabinet, pas rezultateve të dobëta zgjedhore, të cilat i kanë dhënë demokratëve kontrollin e plotë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Megjithatë, Rubio ka mohuar çdo mundësi largimi, duke deklaruar se qëndrimi në administratën Trump deri në përfundim të mandatit presidencial ka qenë gjithmonë plani i tij. Ai ka hedhur poshtë gjithashtu spekulimet se po shqyrton një kandidim të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka shprehur mbështetjen për Hegseth-in, duke deklaruar për ABC News se, megjithëse ka marrë telefonata lidhur me të ardhmen e sekretarit të Mbrojtjes, synimi i tij është ta mbajë në detyrë. Trump e cilësoi punën e tij si të shkëlqyer.

Pozita e Hegseth-it, megjithatë, duket më e pasigurt. Kongresmeni republikan Thomas Massie ka paralajmëruar se do të paraqesë një nismë për shkarkimin e tij përmes procedurës së impeachment, në fillim të javës së ardhshme.

Në të njëjtën kohë, Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance kanë fajësuar luftën me Iranin për humbjet elektorale të republikanëve. Vance ka pranuar se konflikti ka ndikuar ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve, duke e vendosur administratën përballë një realiteti të ri politik.

Sipas raportimeve të The Washington Post, Trump po shqyrton gjithashtu mundësinë e largimit të gjeneralit Dan Caine, kryetar i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura, ose të admiralit Brad Cooper, drejtues i CENTCOM-it, të cilët kanë pasur role të rëndësishme në këshillimin për luftën me Iranin.

Megjithatë, deri tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar ndonjë ndryshim në përbërjen e administratës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.