☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,834 ▼ -0.46% ETH $2,680 ▼ -0.59% XRP $1.4881 ▼ -1.22% SOL $119.6100 ▼ -0.41%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Takim me dyer të mbyllura në Camp David, zyrtarët e lartë të Trump diskutojnë për Iranin dhe rebelët Houthi

– Zyrtarët e lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump u mblodhën dje në Camp David, Maryland, SHBA, për një takim me dyer të mbyllura, ku diskutuan luftën në Iran dhe konfliktin mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Houthi në Jemen, raportoi “Axios”, duke cituar tre zyrtarë amerikanë.

Takimi zgjati disa orë dhe u drejtua nga zëvendësnpresidenti amerikan J.D. Vance.

Në të morën pjesë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, dhe kryetari i Shefave të Shtabeve të Bashkuara, gjenerali Dan Caine.

Sipas zyrtarëve të cituar nga “Axios”, gjatë takimit u morën vendime ose, të paktën, u zhvilluan diskutime të hollësishme për krizën në Lindjen e Mesme.

Administrata Trump nuk e kishte njoftuar paraprakisht takimin dhe Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë për të.

Takimi u zhvillua ndërsa negociatat me Iranin kanë ngecur dhe administrata amerikane po shqyrton hapat e mëtejshëm lidhur me konfliktin.

Sipas “Axios”, Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë kundër Iranit.

Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite po kërkon mbështetjen e SHBA-së për sulme ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen, ndërsa administrata amerikane po shqyrton qëndrimin që do të mbajë ndaj kërkesës së Riadit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.