🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,652 ▼0.29%
DOW 53,453 ▲0.33%
NASDAQ 25,953 ▼0.87%
NAFTA 85.50 ▼1.79%
ARI 4,725 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,473 ▲ +1.29% ETH $2,492 ▲ +1.37% XRP $1.4887 ▼ -2.09% SOL $94.8500 ▼ -0.57%
S&P 500 7,652 ▼0.29 % DOW 53,453 ▲0.33 % NASDAQ 25,953 ▼0.87 % NAFTA 85.50 ▼1.79 % ARI 4,725 ▲0.94 % S&P 500 7,652 ▼0.29 % DOW 53,453 ▲0.33 % NASDAQ 25,953 ▼0.87 % NAFTA 85.50 ▼1.79 % ARI 4,725 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA, tarifa prej 11 miliardë dollarësh ndaj eksporteve të BE-së

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të imponojnë tarifa të reja me vlerë prej mëse 11 miliardë dollarësh mbi një sërë eksportesh të Bashkimit Europian.

Komentet vijnë pas përfundimit që arriti në maj 2018 Organizata Botërore e Tregtisë se Bashkimi Evropian subvenciononte në mënyrë të paligjshme kompaninë Airbus.

Sipas kësaj organizate, vendet evropiane kishin dhënë 22 miliardë dollarë subvencione shtetërore për kompaninë Airbus për të ndihmuar në ndërtimin e avionëve të saj A380 dhe A350, duke dëmtuar rivalin e saj në SHBA, Boeing.

Presidenti Trump tha të martën se meqenëse Organizata Botërore e Tregtisë ka deklaruar se subvencionet kanë “ndikuar negativisht ndaj Shteteve të Bashkuara,” ai “do të vendosë tani tarifa mbi produkte të BE-së me vlerë prej 11 miliardë dollarësh!”. “Bashkimi Evropian, – tha Presidenti Trump, – ka përfituar në tregti në kurriz të SHBA prej shumë vitesh. Kjo do të ndalet shumë shpejt!”

Megjithë deklaratën e zotit Trump, lista e re e tarifave nuk do të hynte në fuqi para se një arbitër i Organizatës Botërore të Tregtisë të vendosë mbi madhësinë e lejuar të paketës tarifore, vendim që kërkon disa muaj për t’u marrë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë patur prej vitesh polemika mbi subvencionet ndaj njëri-tjetrit për avionët Airbus dhe Boeing, shumë kohë para se Presidenti Trump të vinte në Shtëpinë e Bardhë.

Në raste të ndryshme, Organizata Botërore e Tregtisë ka marrë vendime si kundër njërës palë ashtu edhe kundër tjetrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.