🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump firmos urdhra të rinj për të kufizuar shtetësinë automatike

UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi dy urdhra të rinj ekzekutivë në një tjetër përpjekje për të kufizuar të drejtën e shtetësisë automatike për fëmijët që lindin në territorin amerikan.

Njëri prej urdhrave synon t’u mohojë shtetësinë automatike disa fëmijëve, prindërit e të cilëve nuk janë shtetas amerikanë.

Në këtë kategori përfshihen fëmijët e punonjësve të qeverive të huaja, si edhe të personave të klasifikuar nga autoritetet amerikane si “armiq të huaj”.

Urdhri i dytë synon të ndalojë të ashtuquajturin “turizëm lindjeje”, praktikë me të cilën shtetas të huaj udhëtojnë drejt SHBA-së për të lindur fëmijën atje, në mënyrë që ai të përfitojë automatikisht shtetësinë amerikane.

Urdhrat ekzekutivë përcaktojnë drejtimin e politikave të administratës, por nuk kanë fuqi të ndryshojnë ligjin apo Kushtetutën.

Çdo ndryshim i tillë mund të përballet me sfida ligjore dhe shqyrtim nga gjykatat.

Në fillim të mandatit të tij të dytë, Trump kishte firmosur një tjetër urdhër që synonte të kufizonte ndjeshëm shtetësinë automatike për fëmijët e lindur nga prindër që ndodheshin në SHBA vetëm përkohësisht ose pa dokumente të vlefshme qëndrimi.

Megjithatë, në qershor, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e rrëzoi këtë nismë, duke theksuar se Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, i miratuar në vitin 1868, garanton shtetësinë amerikane për pothuajse të gjithë fëmijët e lindur në territorin e vendit./ /Ad.Ab./ a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.