☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump i bën thirrje Moskës dhe Pekinit të mos mbështesin ushtarakisht Iranin

UASHINGTON, 24 korrik /ATSH-DPA/-Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Rusinë dhe Kinën që të mos i ofrojnë armë Iranit.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump tha se lideri kinez, Xi Jinping dhe presidenti rus, Vladimir Putin e kishin siguruar se nuk do ta ndërmerrnin një hap të tillë.

“Dy vende të mëdha, për të cilat flitet shpesh në lidhje me Iranin, sipas mendimit tim, nuk po marrin pjesë në mbështetjen ushtarake ndaj Teheranit”, shtoi Trump.

“Nëse do ta bënin këtë, do të ishte shumë keq për ta – sigurisht që nuk do të ishte në interesin e tyre”, deklaroi Trump.

Pas luftës me Iranin, media amerikane ka raportuar disa herë për mundësinë e ofrimit të ndihmës nga Kina dhe Rusia për Iranin.

Gazeta “The Wall Street Journal” citoi javën e kaluar zyrtarë amerikanë, të cilët thanë se aftësia e Iranit për të goditur objektiva me rëndësi të madhe strategjike, ka shtuar frikën se Teherani mund të marrë ndihmë nga Kina ose Rusia, për identifikimin dhe goditjen e këtyre objektivave.

Që në javët e para të luftës, disa media amerikane raportuan se Rusia po i siguronte Iranit informacione mbi forcat amerikane dhe objektivat e mundshme në Lindjen e Mesme.

Vetë Trump tha në mars se e konsideronte të mundshme që Putin po e ndihmonte Iranin në luftë.

I pyetur për këtë në një intervistë radiofonike për “Fox News”, ai u përgjigj:”Mendoj se mund t’i ketë ndihmuar pak, po”. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.