SHBA – Trump: Shtëpia e Bardhë po bie copë-copë, nuk mund të presë dot 3 000 persona
UASHINGTON, 17 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se presidenti kinez Xi Jinping do të mbërrijë më 24 shtator dhe se ai do të dëshironte të organizonte në Shtëpinë e Bardhë një pritje madhështore me rreth 3 mijë të ftuar, por për momentin nuk mund ta bëjë këtë.
Trump iu referua sallës së re të pritjeve në Shtëpinë e Bardhë, projekti i së cilës është bllokuar nga një gjykatë.
Presidenti amerikan tha se do të dëshironte ta përdorte këtë hapësirë për evente të rëndësishme dhe për të pritur figura të larta ndërkombëtare, përfshirë Xi Jinping.
Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, në nderim të Ryder Williams, një 16-vjeçari që shpëtoi nga deti në Kaliforni një fëmijë 10-vjeçar.
Gjatë ceremonisë, Trump foli edhe për gjendjen e ndërtesës presidenciale, duke deklaruar se “Shtëpia e Bardhë po bie copë-copë”.
Ai e përdori këtë argument për të theksuar nevojën, sipas tij, për ndërhyrje dhe punime në godinë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.