☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 82.70 ▲0.47%
ARI 3,737 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,688 ▼ -1.52% ETH $1,800 ▼ -0.72% XRP $0.9832 ▼ -1.51% SOL $74.3400 ▼ -0.66%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.70 ▲0.47 % ARI 3,737 ▼0.14 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.70 ▲0.47 % ARI 3,737 ▼0.14 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Bota

SHENZHEN – Sheinbaum: Zhvillimi ekonomik duhet të sjellë mirëqenie për të gjithë

SHENZHEN, 19 nëntor /ATSH-ANSA/- Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u bëri thirrje liderëve të vendeve pjesëmarrëse në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në Shenzhen të Kinës, të ndërtojnë një model ekonomik që garanton prosperitet të përbashkët, në vend të një sistemi ku disa vende fitojnë dhe të tjerat humbasin.

Gjatë fjalimit në seancën plenare të takimit të 33-të të forumit, ku marrin pjesë 21 shtete, Sheinbaum theksoi se zhvillimi nuk duhet të matet vetëm përmes rritjes ekonomike, por edhe përmes përmirësimit të kushteve të jetesës dhe uljes së varfërisë.

Ajo solli si shembull Meksikën, duke deklaruar se më shumë se 17 milionë qytetarë kanë dalë nga varfëria.

“Zhvillimi i një vendi nuk duhet të jetë pengesë për një tjetër, por një mundësi për të gjithë”, u shpreh presidentja meksikane.

Sheinbaum u ndal edhe te roli i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, duke theksuar se këto zhvillime duhet të plotësojnë aftësitë njerëzore dhe të lehtësojnë aksesin në teknologji, pa dëmtuar kapacitetet prodhuese të ekonomive të ndryshme.

Ajo kërkoi gjithashtu që bashkëpunimi ndërkombëtar, të mbështetet në respektimin e sovranitetit të shteteve dhe në marrëdhënie të barabarta.

“Investimi në zhvillimin e vendeve të tjera nuk është as një lëshim dhe as një humbje”, deklaroi ajo.

Presidentja konfirmoi se Vietnami do të presë samitin e APEC-ut në vitin 2027, ndërsa Meksika do të jetë vendi organizator në vitin 2028.

Fjalimi përmbylli vizitën e saj në Kinë, ndërsa të hënën Sheinbaum prezantoi planin ekonomik meksikan, “Plan México”, përpara më shumë se 1 000 sipërmarrësve.

Gjatë vizitës ajo zhvilloi takime me presidentët e Kinës, SHBA-së, Vietnamit dhe Kilit, si dhe me kryeministrat e Australisë, Singaporit dhe Kanadasë.

Në takimin me kryeministrin kanadez, Mark Carney, ajo vuri në dukje rritjen me 60% të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve gjatë pesë viteve të fundit.

Sheinbaum u takua gjithashtu me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Takimin me presidentin amerikan, Donald Trump, ajo e vlerësoi pozitivisht, ndërsa të dy palët ranë dakord për një takim të ri në kuadër të samitit të G20-s në Mar-a-Lago. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.