☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.84%
ARI 4,033 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.66% ETH $2,278 ▼ -3.68% XRP $1.2616 ▼ -5.37% SOL $97.6600 ▼ -4.95%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

Analisti Martin Leka e cilësoi tragjikomedi skenën e dhunshme në të ashtuquajturën kuvendi kombëtar të protestës, ku pati përplasje fizike mes pjesëmarrësve.

Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Leka u shpreh se protesta është drejt fundit të pashmangshëm.

“Ne kemi parë degradimin e saj në sasinë e numrave por ka degjeneruar në fjalorin vulgar, në veprime të dhunës. Për Kuvendin e ashtuquajur, që u mbajt sot, është keqardhje e madhe, për mënyrën sesi disa njerëz, arrijnë të besojnë se me këtë mënyrë horizontale të protestës, duke mos dashur të kenë udhëheqës në krye, por duke u maskuar pas fjalëve protesta është e popullit, rezultati është ai që pamë sot. Skena qesharake, për skena rrugësh. Ka shmangie nga kauza e fillimit, siç ka degjenerimin në akte dhune.

Një tragjikomedi të tillë, e shohim edhe në një Kuvend të ashtuquajtur kombëtar. Unë mendoj se ky kuvend i vë vulën faktit që protesta është drejt fundit, drejt degradimit të saj. Të gjitha kancelaritë perëndimore e shohin që jemi në një vend normal dhe demokratik. Teksa bëhen protesta, kryeministri hap grupkapitujt të negociatave”, theksoi ai.

Lidhur me ripërtëritjen në PD, Leka deklaroi se nuk ka ndryshim me Sali Berishën.

“PD nuk ka si ndryshon kur ka në krye Berishën. Nuk duhet të presim asnjë lloj ndryshimi, sepse mendja e tij arkaike nuk mund të prodhojë asnjë ekip tjetër, përveç atij ekipi që ka propozuar. Për Berishën nuk kam çfarë them, sepse nuk do ndryshojë kurrë’, përfundoi analisti Leka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.