🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 83.75 ▼0.84%
ARI 4,137 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,595 ▲ +0.02% ETH $1,918 ▲ +0.01% XRP $1.0792 ▼ -0.87% SOL $73.9600 ▼ -0.1%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.75 ▼0.84 % ARI 4,137 ▲0.99 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.75 ▼0.84 % ARI 4,137 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Arte

Shkëputja e Kishës Katolika nga Vatikani nën këcënimin e regjimit komunist

Më 30 korrik 1951 Kisha Katolike u shkëput nga Selia e Shenjtë, pas një negocimi me tone të tendosura, mes udhëheqjes komuniste dhe përfaqësuesve fetarë.

Mes komuniteteve fetare në Shqipëri, Kisha Katolike kishte refuzuar të paraqiste një statut, që prej vitit 1929, për të shmangur shkëputjen nga Selia e Shenjtë si dhe nënshtrimin ndaj kontrollit të regjimit komunist të instaluar në 1945.

Shkëputja në vitin 51 solli pavarësi nga Vatikani dhe Papa, si njësi organizative, ekonomike dhe politike. Statuti kufizonte autonominë organizuese të Kishës Katolike brenda vendit dhe ia kalonte kompetencat e Papës një organi të ri, Arqipeshkvisë së lartë katolike, me seli në Shkodër. Statuti u aprovua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, drejtuar nga dr. Omer Nishani.

Në ditët që pasuan, gazeta e përditshme “Zëri i Popullit” njoftonte për konstituimin e një kishe kombëtare dhe shigjetonte Vatikanin si një qendër spiunazhi dhe diversioni, që punonte në dëm të vendit. Miratimi i statutit ishte rezultat i konsultimeve disamujore, mes qeverisë të kryesuar nga Mehmet Shehu dhe komunitetit katolik të kryesuar nga At’ Bernard Shllaku. Sipas statutit të ri, ipeshkvijtë do të emëroheshin nga Kisha Katolike Shqiptare dhe jo si dikur nga Vatikani. Duke qenë se regjimi komunist kishte dashur t’i emëronte vetë, konflikti u përshkallëzua deri aty sa kisha u akuzua si bashkëpunëtorë me nazizmin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.