☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.22 ▼1.52%
ARI 4,056 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,340 ▼ -0.71% ETH $2,328 ▼ -1.12% XRP $1.3025 ▼ -1.91% SOL $100.6300 ▼ -1.3%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.22 ▼1.52 % ARI 4,056 ▲0.11 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.22 ▼1.52 % ARI 4,056 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Shkreli: Nuk do ketë shembje të ndërtesave, audit teknik për qëndrueshmërinë e tyre

Procesi i auditit teknik për godinat publike apo private të ndërtuara mbi 50 vjet më parë nuk ka si synim shembjen e këtyre godinave, por mbledhjen e informacionit të domosdoshëm mbi kushtet aktuale dhe qëndrueshmërinë e tyre, në kushtet e amortizimit të mundshëm për shkak të kohës së gjatë që kanë kaluar qysh prej ndërtimit.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli ka konfirmuar se ky proces ka nisur që në vitin 2020, menjëherë pas tërmetit të vitit 2019 dhe tashmë qeveria do të miratojë aktet nënligjore për funksionimin e tij.

Shkreli tha, “se fokusi i kësaj nisme është siguria e qytetarëve dhe objekteve që ata disponojnë teksa ka bërë të ditur se pranë Institutit të Ndërtimit paraqiten çdo ditë qytetarë të cilët kërkojnë që të vlerësojnë qëndrueshmërinë e pronave të tyre, por njëkohësisht edhe bankat apo subjektet të cilat operojnë në tregun imobilar”.

“Ky proces do të fillojë menjëherë pas përfundimit të procesit të rindërtimit. Objektet që janë ndërtuar nga viti 1973 e tutje do t’i nënshtrohen një ekspertize teknike e cila do të nxjerrë në pah qëndrueshmërinë që këto objekte kanë, por edhe problematika të tjera që mund të kenë”, u shpreh Shkreli gjatë një interviste televizive.

Procesi do të udhëhiqet nga bashkitë dhe në fund do të jetë Instituti i Ndërtimit ai i cili do të certifikojë procesin. Kjo nisëm parashikohet të nisë menjëherë pas përfundimit të procesit të rindërtimit dhe pasi të miratohen edhe aktet nënligjore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.