☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.33 ▲1.43%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,038 ▲ +1.66% ETH $2,358 ▲ +1.94% XRP $1.3321 ▲ +2.49% SOL $102.1500 ▲ +2.06%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Shorti i grupeve të Europa League, Milan-Olympiacos dhe Lazio-Marseille

Nga Montekarlo, ku një ditë më parë u hodh edhe shorti i fazës së grupeve të Champions League, këtë të premte është mësuar edhe ndarja e skuadrave që do të luftojnë për trofeun e dytë për nga rëndësia në kontinentin europian.
Shorti është hedhur duke nisur nga ora 13:00, e së pari është vlerësuar me çmimin si “lojtari më i mirë i edicionit të kaluar të Europa League”, sulmuesi francez i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, njëkohësisht edhe kampion bote gjatë verës me Francën e tij,
Sa u përket grupeve, 48 skuadrat u ndanë në 12 të tilla me nga 4 ekipe, me goglat që i zbuloi ish-futbollisti Hernan Crespo, e ku spikasin grupi F, me Milanin që do të ndeshet me Olympiacosin, Betisin dhe Dudelangen, si dhe grupi H, ku Lazio do të luajë ndaj Marseille, Frankfurtit dhe Apollon Limasolin.

Grupi A: Leverkusen, Ludogorets, Zurich, AEK Larnaca.
Grupi B: Salzburg, Celtic, Leipzig, Rosenborg.
Grupi C: Zenit, Kopenhagen, Bordeaux, Slavia Pragë.
Grupi D: Anderlecht, Fenerbahçe, D. Zagreb, Spartak Trnava.
Grupi E: Arsenal, Sporting Lisbonë, Qarabag, Vorskla Poltavë.
Grupi F: Olympiacos, Milan, Betis, Dudelange.
Grupi G: Villarreal, Rapid Vjenë, Spartak Moskë, G. Rangers.
Grupi H: Lazio, Marseille, Ein. Frankfurt, Apollon Limasol.
Grupi I: Besiktas, Genk, Malmo, Sarpsborg.
Grupi J: Sevilla, Krasnodar, Std. Liezh, Akhisar.
Grupi K: Dinamo Kiev, Astana, Rennes, Jablonec.
Grupi L: Chelsea, PAOK, BATE Borisov, Mol Vidi.

Qarabagu, skuadra e qytetit ku do të luhet edhe finalja e këtij sezoni të Europa League, e ku militon edhe ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Ansi Agolli, do të ndeshet në grup me Arsenalin, Sportingun e Lisbonës dhe Vorskla Poltavën. Ndërsa Chelsea do të luajë ndaj PAOK-ut të Selanikut, BATE Borisovit dhe Videotonin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.