Kosova

Shpend Ahmeti bën distancimin e parë nga partia, Vetëvendosje duhet të ndryshojë

Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë dhe të hapet në mënyrë që të formohet një alternativë opozitare që do të ngjallte shpresën se mund të mposht PDK-në dhe LDK-në, ka thënë njëri prej njerëzve më të rëndësishëm të kësaj Lëvizje, Shpend Ahmeti.

Në një intervistë për emisionin “Infobox” të RTV Dukagjinit, i pari i Prishtinës ka thënë se partia e themeluar nga Albin Kurti duhet ta heq njëherë e përgjithmonë frikën nga ndryshimi, frikë që ekziston sipas njeriut që bashkë me ish-partinë FER pati aderuar në këtë lëvizje.

“Në lëvizje ekziston frika nga ndryshimi. Frika se mos po rrëshqasim e po bëhemi si këta. Por duhet heq dorë nga kjo frikë sepse VV është çelësi. Sepse VV është subjekti i vetëm opozitar që po rritet vazhdimisht dhe duhet ta marrë përgjegjësinë për të krijuar alternativën që i mund PDK-në dhe LDK-në bashkë”, ka thënë Ahmeti.

Njeriu që i ka sjell Lëvizjes Vetëvendosje rezultatin më të madh në histori të subjektit duke e fituar Prishtinën ka folur gjerë e gjatë për fërkimet mes AAK-së e Nismës në njërën anë dhe VV-së në anën tjetër.

Ai ka thënë se është për të ardhur keq që nuk është folur qysh në fillim për listën e përbashkët opozitare dhe të mos dal kjo çështje problematike pas gjashtë muajsh bashkëpunimi.

Sipas Ahmetit, sekretari i VV-së Dardan Molliqaj po gabon kur po flet për kandidaturat për kryeministër.

“VV-së duhet t`i takojë kandidati, por këtë duhet të vendosin organet e lëvizjes. Nuk e vendos as unë e as Dardani”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se duke e udhëhequr kryeqytetin e ka kuptuar nga afër se në çfarë shteti të kapur jetojmë dhe ka përsëritur se në fund të mandatit do të dal faqebardhë para qytetarëve.

Ai nuk ka shprehur ambicie edhe për një mandat në krye të Prishtinës.

Related Articles

Nje koment

  1. Une kame then-cek dhe me par.
    VV eshte nje partij “KAQUBASH-RRUKACESH”
    albini derigjohet nga “Pozharevci”
    Dovij dita qe gjysma e kaqubave do shkojne ne SIRI,e tjetera gjysem do kerkojne azil ne serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button