🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,289 ▼ -1.14% ETH $2,182 ▼ -1.87% XRP $1.4152 ▼ -1.46% SOL $86.6700 ▼ -3.02%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Kronika

Shpërthimi në Ballsh, prokuroria nis hetimet për shkelje të rregullave

Shkëlqim Muça, 42 vjeç, humbi jetën ndërkohë që pesë persona të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në Uzinën e Ballshit. Nga dëshmitë e para besohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti të përsëritur në pompën e pastrimit.
Vatra e shpërthimit ndodhet në Repartin 3, ose siç njihet ndryshe si hidropastrimi. Pas këqyrjes se vendngjarjes, Prokuroria ka regjistruar hetimet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
Inspektoriati Shtetëror Teknik  ka konkluduar pas shpërthimit  që rrezikoi edhe qytetin e Ballshit, se ngjarja ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave teknike.
ISHTI thotë për Prokurorinë se gjatë kohës që po vihej në punë impianti i hidropastrimit është rritur presioni me hidrogjen 3 herë mbi normalen, ndërkohë që nuk ka funksionuar valvula e sigurisë.
Por sipas kompanisë së rafinerisë “Jonian”,  incidenti është shkaktuar për shkak të një gabimi njerëzor si dhe nga ndërprerja e paparalajmëruar e energjisë elektrike dhe mosfunksionimi i linjës rezervë të energjisë. Së bashku me këto dy versione këqyrjen e vendngjarjes dhe këto dy qëndrime, si edhe marrjen e dëshmive, do të jetë Prokuroria që do të zbulojë përgjegjësitë e ngjarjes.
Zbulimi i përgjegjësive kërkohet jo vetëm nga kolegët e Shkëlqim Muçës,  të cilët i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit.
“Jemi të tronditur momentalisht. Nuk kemi asnjë fjalë për të thënë”, shprehet një punonjës i rafinerisë.
“Sigurisht që ka përgjegjësi dhe unë uroj dhe shpresoj që ato të dalin dhe përgjegjësit të ndëshkohen”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
“Unë bëj thirrje ISHP, strukturave shtetërore apo private qofshin, që të zbatohen me korrektësi të gjitha rregullat e vendosura”, thotë Kamber Veizaj, kryetar i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit.
Vetëm një muaj më parë uzina u rivendos në punë pas një ndalese 1-vjeçare si pasojë e falimentimit të kompanisë ARMO. Uzina iu nënshtrua remontit dhe nisi aktivitetin në ditët para të muajit tetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.