☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 80.12 ▲0.98%
ARI 4,035 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,662 ▲ +3.06% ETH $1,879 ▲ +4.58% XRP $1.1085 ▲ +3.58% SOL $77.3900 ▲ +2.67%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.12 ▲0.98 % ARI 4,035 ▼0.86 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.12 ▲0.98 % ARI 4,035 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Kosova

Shpronësimi në Shipitullë, Thaçi intervistohet në Prokurorinë Speciale: I bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë këtë çështje deri në fund

Kryetari i Komunës së Obiliqit, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Thaçi në një deklaratë për gazetarë pas përfundimit të intervistimit tha se për çdo çështje që di do t’i përgjigjet prokurorit.

“…“Kurrë asnjëherë nuk do të shantazhohem, e as nuk do të kërcënohem. Kjo është një temë e përgatitur moti prej rivalëve të mi politik që gjoja më kanë përfshirë në rastin e shpronësimeve në fshatin Shipitullë. Jam shumë i kënaqur që prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje dhe i bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë deri në fund këtë çështje. Unë i kam bërë thirrje edhe nga Kuvendi që të hetohet çdo keqpërdorim i mundshëm në ato pjesë”, tha ai.

Tutje, kryetari i komunës së Obiliqit tha se do të vazhdojë t’i vë në pah problemet e qytetarëve dhe sipas tij, banorët e fshatit Shipitull dhe Hadë janë të diskriminuar dhe anashkaluar.

“Gjendja e tyre për jetë është e pamundur atje…”, tha ai.

I pyetur se në çfarë cilësie është ftuar në prokurori, ai tha “si dëshmitar ata natyrisht që më pyetën për çdo gjë. Dhe për çkado që di do t’i përgjigjem prokurorisë”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.