Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.18 ▲2.58%
ARI 4,484 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,079 ▼ -4.26% ETH $1,877 ▼ -5.53% XRP $1.2421 ▼ -2% SOL $75.0800 ▼ -5.83%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.18 ▲2.58 % ARI 4,484 ▼0.8 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.18 ▲2.58 % ARI 4,484 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëri-Kinë: Nënshkruhet “Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin turistik”

Të martën, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding nënshkroi “Memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin turistik ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës Popullore të Kinës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë” me ministren shqiptare të Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Z. Zhou mori pjesë gjithashtu në pritjen e organizuar nga pala shqiptare me këtë rast dhe zhvilloi shkëmbime të thella me ministren Kumbaro e përfaqësues të kompanive shqiptare të turizmit.

Ambasadori Zhou tha se memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e turizmit ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë është arritja e fundit e bashkëpunimit  konkret mes dy vendeve. Jo shumë kohë më parë, të dyja palët nënshkruan gjithashtu një marrëveshje historike për heqjen e ndërsjellë të vizave. Ai shprehu besimin që këto dy dokumente do të nxitin në masë të madhe potencialin e bashkëpunimit turistik Kinë-Shqipëri dhe do të promovojnë lidhjet njerëzore ndërmjet të dy vendeve. Përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Tiranë shprehu shpresën që sipërmarrjet turistike të të dy vendeve ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të forcuar bashkëpunimin, për të krijuar itinerare turistike më karakteristike dhe për të tërhequr më shumë turistë kinezë në Shqipëri. “Njëkohësisht, shpresojmë gjithashtu që më shumë turistë shqiptarë ta vizitojnë Kinën,” tha z. Zhou.

Ministra Kumbaro u shpreh nga ana e saj se turizmi është një ndër sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Me mbështetjen e fuqishme të qeverisë shqiptare, ky sektor është rimëkëmbur me shpejtësi. Vitin e kaluar, numri i turistëve të huaj në Shqipëri e kaloi nivelin para epidemisë, duke arritur në 7 milionë. Nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e vizave dhe i memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunimin turistik ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës do t’i japin shtysë të fortë bashkëpunimit turistik dypalësh. Znj. Kumbaro shprehu shpresën që më shumë turistë kinezë ta vizitojnë Shqipërinë dhe të shijojnë mrekullinë unike të “vendit të shqiponjave”.

Përfaqësuesit e kompanive turistike në Shqipëri shprehën enzuziazmin e tyre për nënshkrimin e memorandumit. Ata thanë se kompanitë e tyre do ta shfrytëzojnë këtë rast për të paraqitur më shumë projekte turistike e itinerare të përshtatshme për turistët kinezë, duke u ofruar miqve kinezë një përvojë të bukur turistike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.