🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.02 ▼0.96%
ARI 4,138 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $75,136 ▼ -0.08% ETH $2,128 ▼ -0.76% XRP $1.1027 ▼ -1.14% SOL $86.4100 ▼ -1.66%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.02 ▼0.96 % ARI 4,138 ▲0.57 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.02 ▼0.96 % ARI 4,138 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shqipëria 2030, ministri Hoxha fton profesionistët shqiptarë t’i bashkohen skuadrës diplomatike në Bruksel

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në një postim në “X” ka ftuar profesionistët shqiptarë t’i bashkohen skuadrës diplomatike në Bruksel

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në një postim në “X” ka ftuar profesionistët shqiptarë t’i bashkohen skuadrës diplomatike në Bruksel në kuadër të objektivit Shqipëria 2030. Hoxha shkruan se ky është një moment kyç për të kontribuar drejtpërdrejt në një proces historik që do të përcaktojë të ardhmen europiane të vendit.

“Nga e thëna në të bërë: nëse besoni se përmes formimit tuaj akademik, eksperiencës profesionale, aftësive dhe shprehive, apo çdo cilësie tjetër thelbësore për profesionin e diplomatit, keni çfarë nevojitet për të qenë pjesë e skuadrës tonë në Bruksel për Shqipërinë2030, ju ftoj të klikoni më poshtë dhe të ndiqni udhëzimet për të aplikuar.

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, i cili ka hyrë në një fazë të avancuar, kërkon më shumë se asnjëherë angazhimin e më të mirëve, më të aftëve dhe më të përkushtuarve, për të përfaqësuar vendin tonë me profesionalizëm, integritet dhe vizion.

Ky është një moment kyç për Shqipërinë, një mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në një proces historik që do të përcaktojë të ardhmen europiane të vendit. Bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi. Vendi dhe e ardhmja jonë kanë nevojë për cdokënd”, shkruan ministri Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.