☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.33 ▼1.41%
ARI 4,047 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,228 ▼ -0.99% ETH $2,322 ▼ -1.52% XRP $1.2967 ▼ -2.58% SOL $100.2900 ▼ -1.86%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.33 ▼1.41 % ARI 4,047 ▼0.11 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.33 ▼1.41 % ARI 4,047 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria dhe Mali i Zi, memorandum bashkëpunimi për linjat e interkonjeksionit

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe operatori i Malit të Zi (CGES) do të bashkëpunojnë për realizimin e përbashkët të planifikimit dhe zhvillimit të dy projekteve të rëndësishme të linjave të interkonjeksionit mes dy vendeve.

Administratori i OST-së, Skerdi Drenova si dhe homologu malazez Vladimir Bojicic nënshkruan dje në Tiranë memorandumin e mirëkuptimit.

Ndër projektet që palët angazhohen të bashkëpunojnë janë ai i rehabilitimit të linjës së interkonjeksionit ekzistuese 220 kV Vau i Dejës – Koplik – Podgoricë, me gjatësi totale rreth 160 km, projekt i cili konsiston në rindërtimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të kësaj linje me qëllim rritjen e kapacitetit transmetues të saj.

Po ashtu, për projektin e linjës së re të interkonjeksionit 110 kV Ulqin-Velipojë, me gjatësi rreth 16 km.

“Nëpërmjet këtyre investimeve krijohet një korridor shtesë për transmetimin e energjisë elektrike mes dy vendeve dhe rritet ndjeshëm siguria dhe cilësia e furnizimit me energji e rajonit të Veriut duke shfrytëzuar plotësisht edhe potencialin turistik të zonës”, bën të ditur OST.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.