☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.14 ▲1.12%
ARI 4,005 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,408 ▼ -2.2% ETH $2,247 ▼ -3.19% XRP $1.2532 ▼ -3.33% SOL $97.4300 ▼ -2.79%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,005 ▼0.66 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,005 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria e fundit në rajon për transportin ajror, lider aeroporti i Podgoricës

Rritja e numrit të pasagjerëve që kanë udhëtuar në rrugë ajrore me 14.1% gjatë muajit nuk i ka mjaftuar Shqipërisë për të thyer rekorde në Ballkan. Në fakt, shtimi i udhëtarëve në Rinas zbehet në raport me rritjen prej 25.6% të aeroportit të Podgoricës në Malin e Zi, apo përballë rritjes prej 16.9% të aeroportit “Aleksandri i Madh” i Shkupit.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ndërkohë lë pas atë të Prishtinës, me një rritje prej 12.7%, atë të Sarajevës me 10.2% dhe atë të Beogradit me 6.5%.

Për qershorin kur ka një fluks më të lartë turistësh pritet që të dhënat të flasin për rritje mbi 15%, por nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë për të mposhtur në “luftën ajrore” të Ballkanit treguesit e Shkupit. Ecuria gjatë pesë muajve të parë të vitit tregon se rritja e transportit ajror në Maqedoni po zbret, ndërsa ajo e Shqipërisë është në rritje konstante, sidomos prej ndikimit të sezonit veror.

Ndërkohë edhe për pjesën tjetër të verës pritet që lideri absolut në rajon të jetë aeroporti i Podgoricës, i cili është tashmë për pesë muajt e parë në rritje me 19.7%, krahasuar me 11.4% të aeroportit të Tiranës. Për këtë vit, Mali i Zi renditet i katërti ndër shtetet me rritjen më të shpejtë të sektorit ajror ndërsa Shqipëria ndjek në vendin e 16-të.

Përfitime nga nisja e sezonit veror ka pasur edhe Greqia, e cila ka pritur 19% më shumë udhëtarë përmes rrugëve ajrore. Sa i takon grupit të aeroporteve që presin mbi 25 milionë pasagjerë në vit, kryeson ai i Antalias, i cili gjatë Majit priti 32.7% më shumë udhëtarë, në një kohë kur rritja mesatarja e aeroporteve të Europës është prej 6.7%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.