☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,709 ▼0.29%
DOW 53,524 ▼0.09%
NASDAQ 26,404 ▼0.52%
NAFTA 83.57 ▲0.05%
ARI 4,528 ▼2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,936 ▼ -3.41% ETH $2,444 ▼ -3.48% XRP $1.3908 ▼ -5.29% SOL $104.8000 ▼ -4.05%
S&P 500 7,709 ▼0.29 % DOW 53,524 ▼0.09 % NASDAQ 26,404 ▼0.52 % NAFTA 83.57 ▲0.05 % ARI 4,528 ▼2.92 % S&P 500 7,709 ▼0.29 % DOW 53,524 ▼0.09 % NASDAQ 26,404 ▼0.52 % NAFTA 83.57 ▲0.05 % ARI 4,528 ▼2.92 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Kronika

Shqipëria me naftën rreth 30% më të shtrenjtë në rajon

Në vend prej rreth një jave nafta po tregtohet me çmim prej 219 lekë për litër, konvertuar në euro, çmimi i naftës është rreth 2.3 euro për litër nga 2.06 euro për litër që ishte çmimi në muajin korrik, ndërsa benzina po tregtohet me rreth 2.1 euro për litër.

Nafta në Shqipëri kushton 41% më e shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut, që është më e lira në rajon, dhe 17% më shumë se në Serbi, i dyti më i shtrenjti në rajon pas nesh. Nafta në Shqipëri është 30% më e shtrenjtë se mesatarja e rajonit prej 1.77 lekë për litër, sipas përllogaritjeve të “Monitor”.

Në muajin mars u miratua vendimi për uljen e akcizës te karburantet me 20% nëse çmimi i naftës kalonte vlerën e 220 lekëve për litër me pakicë dhe për benzinën masa zbatohet nëse çmimi kalon 200 lekë për litër.

Por përdorimi i kësaj mase ishte i kufizuar. Ministri i Financave Petrit Malaj më herët pohoi gjatë një seance në Kuvendin e Shqipërisë se masa është përdorur 2 herë dhe efekti financiar llogaritej 37 mln lekë, apo rreth 400 mijë euro.

Në Malin e Zi, çmimi i naftës referencë ka arritur 1,79 euro për litër dhe çmimi i benzinës ka arritur 1,76 euro për litër. Në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës për muajin gusht ka arritur 1,63 euro për litër dhe benzinës 1,54 euro për litër. Në Serbi çmimi i naftës arrin 1,96 euro për litër, nga 1,82–1,87 euro për litër që luhatej në muajin korrik. Çmimi është rritur nga 0,09 deri në 0,14 euro krahasuar me muajin paraardhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.