🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.17 ▼0.34%
ARI 4,171 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,166 ▲ +0.45% ETH $2,435 ▲ +0.59% XRP $1.3326 ▲ +0.41% SOL $105.1700 ▲ +0.71%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.17 ▼0.34 % ARI 4,171 ▲0.01 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.17 ▼0.34 % ARI 4,171 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kosova

Si funksionon propaganda ruse? Shembulli i ish-diplomatit maqedonas Risto Nikovski

Gazetari Enver Robelli ka kritikuar ashpër deklaratat e ish-diplomatit maqedonas Risto Nikovski, duke e akuzuar atë për përhapje të narrativave të propagandës ruse gjatë një paraqitjeje në televizionin shtetëror serb RTS.

Në një postim publik, Robelli iu referua analizës së Nikovskit në programin e mëngjesit të RTS-së, ku ish-ambasadori maqedonas në Londër, Moskë dhe Tiranë komentoi Samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Sipas Robellit, Nikovski shprehu skepticizëm për zgjerimin e BE-së dhe pretendoi se Evropa është “në kaos”, duke përsëritur disa herë tezën se kontinenti po kërkon përplasje me Rusinë.

“Vetëm vini re: brenda një deklarate të shkurtër, ky ish-diplomat maqedonas thotë tri herë se Evropa dëshiron të luftojë kundër Rusisë. Tri herë e përsërit të njëjtën rrenë”, shkroi Robelli.

Ai e cilësoi këtë retorikë si propagandë të Kremlinit dhe theksoi se deklaratat e Nikovskit nuk dallojnë nga mesazhet që, sipas tij, promovohen rregullisht nga propagandistët e presidentit rus, Vladimir Putin.

Robelli argumentoi se Bashkimi Evropian nuk ka interes të luftojë kundër Rusisë, por po mbështet Ukrainën pas agresionit rus ndaj këtij vendi.

Sipas tij, Nikovski nuk adresoi problemet e brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe mungesën e reformave të nevojshme për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Robelli shtoi se nuk është rastësi që deklarata të tilla transmetohen në RTS, të cilin ai e përshkroi si një platformë ku shpesh përhapen dezinformata dhe narrativa antiperëndimore./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.