🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 30 June 2026
S&P 500 7,440 ▲1.18%
DOW 52,183 ▲0.59%
NASDAQ 25,820 ▲2.07%
NAFTA 70.29 ▼0.65%
ARI 3,996 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $59,566 ▼ -0.64% ETH $1,590 ▲ +0.66% XRP $1.0483 ▲ +0.32% SOL $74.1300 ▲ +3.15%
S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.29 ▼0.65 % ARI 3,996 ▼1.06 % S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.29 ▼0.65 % ARI 3,996 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Europa

Si teknologjia amerikane po fuqizon mashtrimet globale me AI dhe infrastrukturë dixhitale

Udhëzimi ishte i prerë: katër ditë për të bërë që çdo viktimë të “binte në dashuri”. Safeer Mohammed Koorimannil, i trafikuar në një qendër mashtrimesh në Myanmar, prezantohej online si një grua 28-vjeçare nga Singapori me emrin Ella. Gjatë një turni ai bisedonte paralelisht me më shumë se 100 persona në dhjetra profile, ndërsa mbikëqyrësit qarkullonin mes tavolinave me shkopa elektrikë. Në vetëm një muaj, ai synoi rreth 50,000 viktima nga të paktën 17 vende, përfshirë një rrobaqepës të ve në Kurdistan, një ëmbëltor në Turqi, një blegtor në Kirgistan, ushtarë në Irak, një inxhinier në Rusi, një piktor ndërtesash në Gjermani, njët zyrtar porti në Argjentinë, një student në Indonezi, një roje sigurie në Poloni dhe një blegtor në Gjeorgji.

Sipas Associated Press, dokumentet që Koorimannil arriti ti nxirrte jashtë tregojnë se mashtruesit po përdorin softuer të ndërtuar me modele të inteligjencës artificiale nga kompani amerikane për të automatizuar dhe përshpejtuar skemat në shkallë të gjerë. Platforma të tilla si Kongtian Intelligent Customer Acquisition (KT) dhe Global Social Traffic Navigation (007TG) kombinonin modele si ChatGPT dhe Gemini për të gjeneruar përgjigje automatike, për të mbështetur chatbot-e role-play dhe për të menaxhuar mijëra biseda në shumë gjuhë — duke i dhënë industrisë së mashtrimeve një karakter industrial dhe global.

Hetimi tregon gjithashtu se teknologjia amerikane shfaqet përgjatë zinxhirit dixhital që lidh mashtruesit me viktimat: nga modelet e AI te shërbimet cloud dhe ofruesit e rrjetit. Kompani si Cogent Communications, AT&T, DigitalOcean dhe Oracle janë pjesë e infrastrukturës që përdoret për të ndërtuar dhe mbështetur këto qendra mashtrimesh. Të dhënat e lidhjeve të pajisjeve zbuluan se një në pesë sinjale nga katër përqendrime mashtrimesh të lidhura me entitete të sanksionuara në Myanmar kalonte përmes një kompanie të regjistruar në SHBA. Ndërkohë, satelitët e internetit të një kompanie private rezultuan të jenë ndër ofruesit kryesorë të aksesit në atë zonë, dhe imazhet satelitore tregojnë ndërtimin e dhjetëra komplekseve të reja brenda disa muajve të fundit.

Ekspertët e sigurisë dhe mbikëqyrësit thonë se shumë kompani teknologjike dhe ofrues të shërbimeve mund të bëjnë më shumë për të parandaluar keqpërdorimet, por se mungesa e nxitjeve ligjore, rregullatore dhe tregtare i lejon abuzuesit të veprojnë pa kosto. Autoritetet në disa vende jashtë SHBA-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian, Australinë dhe Singaporin, kanë prezantuar rregullime të reja që detyrojnë kompanitë të marrin masa më të forta kundër mashtrimeve. Po ashtu, zyrtarë ligjorë në Uashington kanë nisur iniciativa për të ndërprerë lidhjet e keqpërdorimit me infrastrukturën amerikane: njësi speciale e prokurorisë distriktuale arriti të ndërhyjë në operacione duke çaktivizuar llogari të shumta, bllokuar trafikun malinj të IP-ve, sekuestruar terminale satelitore dhe çmontuar serverë dhe shërbime pritëse të lidhura me rrjete mashtrimesh.

Hetimi bazohet në dhjetëra mijëra skedarë të rrjedhur nga qendrat e mashtrimeve, fotografi dhe video satelitore, analizë të më shumë se 200,000 lidhjeve të pajisjeve në katër përqendrime të dokumentuara dhe dhjetëra intervista me viktima dhe mashtrues nga mbi njëmbëdhjetë vende; raporton Associated Press. Gjetjet ngrenë pyetje për mënyrën se si kompanitë teknologjike dhe ofruesit e shërbimeve po zbatojnë politikat kundër keqpërdorimit dhe sa efektivisht po bashkëpunojnë me autoritetet për të ndalur këtë fenomen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.