Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,791 ▲0.55%
DOW 53,761 ▼0.02%
NASDAQ 26,780 ▲0.72%
NAFTA 81.62 ▼1.98%
ARI 4,413 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,206 ▼ -0.37% ETH $1,879 ▼ -0.46% XRP $1.0074 ▼ -0.33% SOL $75.8600 ▼ -0.08%
S&P 500 7,791 ▲0.55 % DOW 53,761 ▼0.02 % NASDAQ 26,780 ▲0.72 % NAFTA 81.62 ▼1.98 % ARI 4,413 ▼1.21 % S&P 500 7,791 ▲0.55 % DOW 53,761 ▼0.02 % NASDAQ 26,780 ▲0.72 % NAFTA 81.62 ▼1.98 % ARI 4,413 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Kronika

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra në gjithë vendin, 14 prej tyre aktive. Vijon puna për shuarjen e flakëve

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar këtë të enjte mbi situatën e zjarreve në vend, duke bërë me dije se janë regjistruar 18 vatra zjarri në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nga këto, 14 vatra vijojnë të jenë aktive.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po vijojnë punën për shuarjen dhe izolimin e flakëve. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po ndërhyjnë në zonat ku zjarret paraqesin rrezik për banorët dhe territoret përreth.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 18:00 të datës 13 gusht 2026, gjatë ditës janë raportuar gjithsej 31 vatra zjarri.

Aktualisht evidentohen 18 vatra, nga të cilat 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll.

Në operacionet për menaxhimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave vendore dhe qendrore. Vetëm nga Forcat e Armatosura janë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

Dajt, Tiranë – Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon puna me 20 forca MZSH dhe 10 ADZM, ndërsa për mbështetje janë angazhuar 2 helikopterë të FA-së. Në zonën Priskë e Madhe–Gurrë–Farkë–Lundër operojnë 40 efektivë MZSH me 8 automjete zjarrfikëse, 25 vullnetarë dhe 2 helikopterë të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Abaze, Krujë – Zjarri vijon aktiv dhe është favorizuar nga era. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e tij, të mbështetura edhe nga 1 helikopter i FA-së. Nuk paraqitet rrezik per banesat.

Gurë-Lurë, Dibër – Situata vijon me intensitet të lartë në dy drejtime, ndërsa perimetri pranë banesave është vendosur nën kontroll dhe është shmangur rreziku për djegien e tyre. Janë angazhuar 120 forca bashkiake, 57 efektivë të FA-së, 15 policë, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të ADZM-së, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor.

Nëmerçkë dhe Dhëmbel, Përmet – Vijojnë aktive disa vatra në zona pyjore dhe kullota, në terren të vështirë. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës, punonjës të sektorit pyjor dhe vullnetarë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Trojë, Mirditë – Vijon puna për izolimin e vatrës me MZSH, 36 forca bashkiake, 3 policë, 20 vullnetarë dhe 30 efektivë të FA-së.

Lugaxhi, Elbasan – Situata paraqitet e rënduar pasi zjarri është përhapur në kurorat e pishave. Janë angazhuar 6 efektivë MZSH, 6 forca të pyjores, 5 punonjës ASHP, 5 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, të mbështetur edhe nga MZSH Cërrik. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Shalës, Cërrik, është evidentuar gjithashtu një vatër e re ku operojnë MZSH me 1 automjet dhe 3 efektivë.

Finiq, Vlorë – Në Dhivër operojnë MZSH Finiq, Delvinë, Konispol dhe Dropull me 5 automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, forca bashkiake dhe 1 helikopter të FA-së. Vatra në Rumanxë është shuar plotësisht, ndërsa ajo në Dhrovjan është nën kontroll.

Në Mallakastër–Patos, vatrat në Drenie, Lofkënd dhe Ngraçije janë izoluar dhe situata mbahet në monitorim, ndërsa puna vijon në ekonominë pyjore të Gjinoqarës. Në Kryezi, Fushë-Arrëz, vatra është nën kontroll, ndërsa në Rrencë dhe Goraj-Budishtë vijon puna për izolimin e plotë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.