☁️
Tiranë 10°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,828 ▼ -0.28% ETH $2,235 ▼ -0.47% XRP $1.1656 ▲ +0.11% SOL $89.2300 ▼ -1.08%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Skandal në burgun e Peqinit! Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia si hotel me 7 yje

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë te premte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka ndarë pamje nga qelia e burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Pamjet tregojnë ambiente luksoze me të gjitha pajiset e nevojshme si televizor, ambiente gatimi etj.

Arredimi është bërë me detaje teksa në video shihet edhe tavani i ambientit i zbukuruar me gips. Hoxha theksoi se ka parë investime në burg të bëra nga personazhe të botës së krimit, por asnjëherë në një nivel të tillë duke e cilësuar si të pabesueshme.

“Kemi një video, ka edhe audio. Kjo është një qeli burgu. Në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. U them protestuesve ta shikojnë këtë videon kur bërtasin “Rama në burg, Berisha në burg”, fuhet të kenë parasysh që mund të gjejnë edhe këto ambiente në burg. Po them unë, hotele nuk ka rastisur të këtij niveli dhe ky lloj arredimi. Shikoni si është dhoma e gatimit aty, dollapët, edhe punimet, shikoni se është shumë interesante.

Unë kam parë investime në burg të bëra nga personazhe të botës së krimit, por të këtij niveli mu u duk e pabesueshme. Pra, kjo këtu është dera, dera e qelisë. Dera e qelisë dhe ai kuadrati, dritarja që sheh gardiani. Aq i lejohet gardianit, s’hyn brenda. Tani, kur kalon videoja në krahun tjetër, këtu te dritarja shikoni hekurat e qelisë.

Pra, kjo është qeli në regjimin e brendshëm të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Pra, siguri e lartë, nuk është një kamp i zakonshëm. Ky personi që është i dënuar, është i burgosur, ky ka bërë videot. Po nuk është qelia e tij.

Kjo është qelia e një personazhi shumë të rëndësishëm të botës së krimit, të narkotrafikut, të lojërave të fatit”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.