🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 28 April 2026
S&P 500 7,174 ▲0.12%
DOW 49,168 ▼0.13%
NASDAQ 24,887 ▲0.2%
NAFTA 99.07 ▲2.8%
ARI 4,631 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $76,892 ▼ -0.93% ETH $2,287 ▼ -1.16% XRP $1.3941 ▼ -1.51% SOL $84.0900 ▼ -1.4%
S&P 500 7,174 ▲0.12 % DOW 49,168 ▼0.13 % NASDAQ 24,887 ▲0.2 % NAFTA 99.07 ▲2.8 % ARI 4,631 ▼1.33 % S&P 500 7,174 ▲0.12 % DOW 49,168 ▼0.13 % NASDAQ 24,887 ▲0.2 % NAFTA 99.07 ▲2.8 % ARI 4,631 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
28 Apr 2026
Breaking
Arte

Skënder Jaçe: Kinemaja sot midis dy ideve, produkt apo art

Nga Julia Vrapi

Kinematografia po përballet me ndryshime për shkak të platformave digjitale dhe bashkimeve të mëdha të industrisë së filmit. Këto ndryshime po ngrenë edhe shqetësime te artistët, të cilët frikësohen se krijimtaria dhe shumëllojshmëria e filmave mund të humbasin. Producenti Skënder Jaçe reagon ndaj këtyre zhvillimeve, duke ngritur pyetje mbi të ardhmen e kinemasë si art. “Nga Kuçova në Hollivud… e njëjta pyetje që nuk plaket! Dikur, në Kuçovë, kinemaja ishte një rit. Njerëzit visheshin për të shkuar në kinema, prisnin në radhë, diskutonin filmin edhe ditë më pas. Ishte një takim me botën, por edhe me veten.

Filmi nuk ishte “përmbajtje”. Ishte ngjarje. Ishte kujtesë. Ishte emocion i përbashkët. Sot, në anën tjetër të globit, Hollivudi po përjeton një transformim të madh. Bashkimi mes “Paramount” dhe “Warner Bros. Discovery”, një marrëveshje kolosale që premton fuqi, dominim dhe mbijetesë në epokën e platformave. Por në këtë logjikë të re, lind një shqetësim i vjetër: A ka ende vend për autorin? A ka ende vend për filmin që nuk i bindet algoritmit? A mund të mbijetojë kinemaja si art në një industri, që kërkon siguri dhe jo rrezik?”, shprehet ai. Kineast dhe producent, Skënder Jaçe ndalet te bashkimi midis studiove “Paramount” dhe “Warner Bros. Discovery”, duke sjellë në vëmendje reagimin e artistëve disa ditë më parë.

Jaçe thotë se reagimi i tyre nuk ishte kundër zhvillimit, por kundër humbjes së shpirtit krijues. “Mbi një mijë artistë në Hollivud kanë ngritur zërin. Jo kundër zhvillimit, por kundër humbjes së shpirtit krijues. Sepse kur gjithçka bashkohet në pak duar, rreziku nuk është vetëm ekonomik… është estetik. Sipas nënshkruesve, bashkimi do të reduktonte studiot e mëdha të Hollywood-it në katër kompani dominuese, duke kërcënuar pavarësinë krijuese dhe diversitetin artistik. Bashkimet në Hollywood nënkuptojnë më pak filma dhe më pak shfaqje televizive. Filmat fillojnë të ngjajnë me njëri-tjetrin.

Historitë bëhen më të sigurta, më të testuara, më pak të guximshme. Dhe publiku, pa e kuptuar, fillon të humbasë atë që dikur e bënte kinemanë të paharrueshme”, vijon Jaçe. Disa ditë më parë, përmes një letre të hapur më shumë se një mijë aktorë, regjisorë dhe kineastë, përfshirë figura të njohura të Hollywood-it shprehën kundërshtimin ndaj bashkimit midis studiove “Paramount” dhe “Warner Bros. Discovery”. Sipas tyre, bashkimi do të reduktonte numrin e studiove të mëdha filmike në SHBA në katër, do të ulte mundësitë e punësimit brenda studiove, por edhe do të kufizonte numrin e blerësve dhe producentëve në industrinë e filmit dhe televizionit.

Problemi jo te publiku

Me gjithë ndryshimet që po ndodhin në industrinë e filmit, kineasti Skënder Jaçe shpreh besimin se publiku ka mbetur i njëjti dhe ende kërkon histori të vërteta. Jaçe thotë se problemi nuk është tek publiku, por tek mënyra se si industria po i ofron filmat. “Në rrugëtimin tim me Open Cinema, nga qyteti në qytet, kam parë diçka që më jep shpresë: Publiku nuk ka ndryshuar aq sa mendojmë ne.

Ai ende ndalet. Ende hesht në errësirë. Ende emocionohet kur historia është e vërtetë. Ndoshta problemi nuk është te publiku. Ndoshta është te mënyra si industria po i flet atij. Sepse kinemaja nuk është ndërtuar mbi frikën për të dështuar, por mbi guximin për të treguar diçka ndryshe. Dhe sot, më shumë se kurrë, beteja nuk është mes studiove të mëdha. Është mes dy ideve: Kinemaja produkt… apo art? Dhe përgjigjja nuk do të vijë nga Hollivudi. Do të vijë nga çdo sallë e vogël në çdo cep të botës, nga çdo ekran i improvizuar, nga çdo spektator që ende beson se një film mund të ndryshojë diçka brenda tij”, shprehet Jaçe.

Skënder Jaçe është një kineast dhe producent i njohur, i cili ka qenë aktiv në promovimin e kinemasë shqiptare. Prej vitesh nën drejtimin e tij zhvillohet dhe “Open Cinema”, që është bërë pjesë e jetës artistike dhe kulturore në vend, duke sjellë një program të pasur me prodhime të ndryshme kinematografike. “Open Cinema” vitin e kaluar zhvilloi edicionin e nëntë në vendin tonë, ku këtë vit do të vijojë me edicionin e dhjetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.