🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.30 ▲1.4%
ARI 4,048 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,927 ▲ +1.35% ETH $2,354 ▲ +1.88% XRP $1.3277 ▲ +2.23% SOL $101.9500 ▲ +2%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.30 ▲1.4 % ARI 4,048 ▼0.66 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.30 ▲1.4 % ARI 4,048 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Skoci-Shqipëri/ Panucci: Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren

Mbrëmjen e sotme Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve në “Hampden Park” të Gllasgou ndaj Skocisë.

Trajneri Christian Panucci në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes, Skoci-Shqipëri u shpreh se “mendimet rreth formacionit i kam pasur këto ditë, sepse luaj një ndeshje në tre ditë. Do të ndryshojë diçka për një lojë të mirë. Shpresoj të bëjmë zgjedhjet e duhura”.

Panucci foli edhe për kapitenin Agolli, “Ansi është kapiteni, sepse ka më shumë ndeshje se të gjithë futbollistët e kombëtares. Nesër do të shohim nëse do të luajë. Ai ka punuar shumë mirë”.

“Kemi ardhur në Glasgoë për të bërë më të mirën dhe për për të kërkuar fitoren. I dimë të metat dhe përparësitë tona pozitive. Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Nëse bëjmë gabimet e pjesës së parë me Izraelin do të jetë fatale për ne. Duhet të jemi shumë më të përqendruar për të mos kryer asnjë gabim. Do të mbrohemi në të gjithë mënyrat dhe duhet të jemi të përgatitur në të gjitha situatat, sepse Skocia sulmon dhe kundërsulmon me shpejtësi”, tha Panucci duke treguar qartë objektivin e Kombëtares për këtë ndeshje.

Duke folur për dëmtimet ai tha se, “na është dëmtuar Lila. Kaçe ka patur një dëmtim nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit. Do të jetë në stol, ndoshta për të na dhënë ndihmë në pjesën e dytë. Nuk jemi favoritë, jemi në të njëjtin nivel tri skuadra. Të shpresojmë që të marrim rezultat pozitiv me Skocinë, për të fituar grupin duhet derdhur shumë djersë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.