🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.05 ▲0.61%
ARI 3,932 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,776 ▼ -2.11% ETH $2,252 ▼ -1.86% XRP $1.2516 ▼ -0.18% SOL $91.9600 ▼ -3.23%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.05 ▲0.61 % ARI 3,932 ▼0.94 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.05 ▲0.61 % ARI 3,932 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Sllaveski: Do të ketë rritje të normave të interesit për kreditë

Guvernatori Trajko Sllaveski vlerëson se është më mirë të ketë norma më të larta interesi për kreditë sesa rritje të inflacionit. Lidhur me paralajmërimet për rritjen e provizioneve nga tri banka të mëdha dhe një bankë më e vogël, Sllaveski thotë se Banka Popullore nuk sheh arsye për këtë rritje.

Banka Popullore e rriti normën bazë të interesit me 0,25 pikë përqindjeje. Kështu, norma e re është 4,25%, kundrejt 4% sa ishte më parë. Kjo normë shërben si sinjal për bankat që edhe ato të rrisin normat e interesit. Megjithatë, siç thotë guvernatori Trajko Sllaveski, vendimi afarist mbetet në duart e bankave komerciale dhe efekti i kësaj mase zakonisht shfaqet me vonesë.

“Që nga fillimi i vitit është vërejtur një kërkesë më e madhe për valuta të huaja nga sektori korporativ, gjë që ka kushtëzuar një prani më të madhe të Bankës Popullore në tregun valutor. Që nga fillimi i majit është regjistruar stabilizim i kërkesës për valuta të huaja, ndërsa informacionet më të fundit sjellin më shumë siguri për një qetësim të afërt të konfliktit në Lindjen e Mesme. Megjithatë, pasojat ekonomike të zhvillimeve gjeopolitike mbeten të pranishme, ndërsa pasiguria lidhur me ritmin e stabilizimit të plotë të flukseve ekonomike vazhdon të krijojë rreziqe”, tha guvernatori në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se projeksionet më të reja për çmimet e importit tregojnë inflacion më të lartë të importuar dhe rritje të moderuar të çmimeve të energjisë dhe të një pjese të produkteve ushqimore, në kushte të pasigurisë së vazhdueshme.

“Edhe pse pritjet e konsumatorëve për rritjen e çmimeve në periudhën e ardhshme janë disi më të moderuara krahasuar me muajin e kaluar, rreziqet për inflacionin mbeten kryesisht në kahun rritës”, theksoi guvernatori.

Ai shtoi se, “edhe pse normat e ulëta të interesit janë të pëlqyera, ato e nxisin inflacionin dhe kjo i godet më së shumti shtresat më të varfra”.

“Më mirë norma më të larta interesi sesa rritje e inflacionit”, u shpreh prerazi guvernatori.

Sipas tij, mënyra se si bankat do t’i formojnë normat e ardhshme të interesit varet nga disa faktorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.