⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.06 ▼2.94%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,448 ▲ +0.92% ETH $2,296 ▲ +1.32% XRP $1.2533 ▲ +0.31% SOL $95.0200 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

SOFJE – Radev: Bullgaria nuk do t’i bashkohet “Koalicionit të të Gatshmëve” për Ukrainën

SOFJE, 14 korrik /ATSH-DPA/- Kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev deklaroi sot në Paris se vendi i tij nuk do t’i bashkohet “Koalicionit të të Gatshmëve”, grupit të vendeve që mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

“Vendi i Bullgarisë nuk është aty”, tha Radev për televizionin shtetëror bullgar BNT, gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez me rastin e Ditës së Bastijës.

Ai bëri të ditur se presidenti francez, Emmanuel Macron i kishte drejtuar Bullgarisë një ftesë për t’iu bashkuar koalicionit, ku marrin pjesë disa vende të Bashkimit Evropian dhe NATO-s që mbështesin Ukrainën.

Megjithatë, Radev, ish-pilot ushtarak dhe ish-komandant i Forcave Ajrore bullgare tha se, zgjidhja e konfliktit nuk qëndronte te zgjerimi i tij përmes mjeteve ushtarake, por te një angazhim i fortë diplomatik për t’i dhënë fund përshkallëzimit.

Radev, i cili shërbeu si president i Bullgarisë nga viti 2017 deri në janar të këtij viti, u bë kryeministër në maj pas fitores në zgjedhje, me partinë e tij të re.

Ndryshe nga qeveritë e mëparshme në Sofje, ai ka mbështetur një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë, e cila nisi pas pushtimit të plotë rus në shkurt të vitit 2022. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.