⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.31 ▲1.28%
ARI 4,004 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,149 ▼ -2.1% ETH $2,236 ▼ -3.09% XRP $1.2474 ▼ -3.24% SOL $97.1700 ▼ -2.45%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Boterori

“Sot nis një kapitull i ri”- Gjimshiti bëhet zyrtarisht “sheik”, kalon në Arabinë Saudite! Mesazhi: Atalanta gjithnj

Pas tetë vite e gjysmë, 334 ndeshjeve, lojtari i 4-ët me më shumë ndeshje në historinë e Atalantës, Berat Gjimshiti largohet nga Bergamo për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite.

Qendërmbrojtësi kuqezi transferohet tek ekipi i Al-Diriyah me titull definitiv për 3 milionë euro duke firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Në këtë periudhë, Gjimshiti u kthye në një lider absolut tek Atalanta, një nga lojtarët më të vlerësuar në Serie A. Gjimshiti nuk largohet duar bosh pasi bëri historinë duke fituar për herë të parë një trofe evropian si Europa League.

Pas prezantimit zyrtar tek Al-Diriyah, Gjimshiti reagoi me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale duke shprehur të gjithë mirënjohjen për ekipin e Atalantës:

“Sot nis një kapitull të ri, por ka disa vende që nuk harrohen kurrë. Mund të largohesh nga një skuadër, mund të largohesh nga një qytet, por jo nga shtëpia. Erdha në Bergamo 10 vite më parë si një lojtar i ri me ëndrra dhe më shumë dëshirë për të treguar vlerat e mia. Sot largohem nga ky vend që më dha më shumë se sa futbolli. Këtu u rrit familja ime, Bergamo u bë shtëpia ime, ndërsa Atalanta më shumë se sa një ekip. Faleminderit për gjithçka Bergamo, faleminderit Atalanta, për gjithnjë në zemrën time”, shkroi ndër të tjera Gjimshiti në statusin e tij.

Pas prezantimit zyrtar, Berat Gjimshiti u vendos menjëherë në dispozicion të ekipit duke zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.