☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 90.39 ▼0.03%
ARI 4,173 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,462 ▼ -0.16% ETH $2,682 ▲ +0.32% XRP $1.4871 ▼ -0.3% SOL $118.0100 ▼ -0.84%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.39 ▼0.03 % ARI 4,173 ▼0.33 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.39 ▼0.03 % ARI 4,173 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Sot shpallet aktgjykimi për ish-zyrtaren e OSBE-së, e cila akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës Jelena Gjukanoviq, ish-punëtore e OSBE-së, e cila po përballet me akuzën për spiunazh.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës Jelena Gjukanoviq, ish-punëtore e OSBE-së, e cila po përballet me akuzën për spiunazh.

Seanca për shpalljen e vendimit është planifikuar të mbahet rreth orës 13:15.

Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal prej 25 vjetësh burgim, duke e cilësuar çështjen si një nga rastet më të rëndësishme në fushën e sigurisë në Kosovë.

Sipas prokurorisë, rasti lidhet me veprimtari që rrezikojnë rendin kushtetues dhe sigurinë shtetërore.

Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarës ka kundërshtuar vazhdimisht akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor, duke kërkuar lirimin e saj dhe duke mos pranuar pretendimet e prokurorisë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 2 shtator 2025, Gjukanoviq dyshohet se nga një periudhë e pacaktuar kohore deri në arrestimin e saj më 28 shkurt 2025, në cilësinë e zyrtares së OSBE-së në Kosovë, në Qendrën Rajonale në Mitrovicë, ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Serbisë (BIA).

Ajo dyshohet se me vetëdije ka siguruar dhe përcjellë dokumente dhe informacione të ndjeshme të marra gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare, përmes komunikimeve të shumta me Aleksandër Vllajiq, i cili më parë është dënuar për spiunazh dhe është cilësuar si agjent rezident i BIA-s.

Prokuroria pretendon se informacionet e përcjella kanë përfshirë të dhëna për sigurinë dhe institucionet e Kosovës, të cilat më pas janë transmetuar tek struktura të BIA-s në Serbi.

Po ashtu, ajo akuzohet se ka ndikuar në raportet e OSBE-së dhe krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të Kosovës.

Me këto veprime, Gjukanoviq akuzohet për veprën penale “Spiunazh” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.