🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 12 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.28 ▼3.91%
ARI 4,235 ▲2.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,517 ▲ +0.27% ETH $1,666 ▼ -0.24% XRP $1.1333 ▼ -0.09% SOL $66.6900 ▲ +0.27%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.28 ▼3.91 % ARI 4,235 ▲2.95 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.28 ▼3.91 % ARI 4,235 ▲2.95 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Kronika

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar, të fokusuar në goditjen e një rrjeti të dyshuar të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Sipas SPAK, hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 287/1, të vitit 2021, për veprat penale “pastrim i produkteve të veprës penale”, “trafikim i lëndëve narkotike” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Posaçme, janë lëshuar 15 masa sigurimi “arrest në burg” dhe 5 masa “arrest në shtëpi”. Mes të dyshuarve ndodhen edhe persona të identifikuar si biznesmenë.

Burime bëjnë me dije se një prej të kërkuarve, biznesmeni Ilir Shtufi, është ndaluar në Selanik nga autoritetet greke.

Në listën e personave nën hetim përfshihet edhe shtetasi Artur Shehu, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.

SPAK njofton se në kuadër të operacionit janë kryer mbi 50 kontrolle në banesa, zyra dhe subjekte tregtare, ndërsa janë sekuestruar pasuri të shumta me vlerë të konsiderueshme financiare.

Spak thotë se nga hetimet është zbuluar një rrjet i dyshuar për veprimtari në trafikimin e kokainës, magazinimin, përpunimin dhe shpërndarjen e saj në tregjet europiane.

Sipas hetimeve, një rol drejtues në organizimin e trafikut dyshohet se është luajtur nga disa prej personave nën hetim, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar me grupe kriminale ndërkombëtare. Rasti përfshin edhe sekuestrimin e një ngarkese prej 441 kilogramësh kokainë në Barcelonë, si dhe episode të tjera në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Hetuesit kanë përdorur analiza të komunikimeve të platformës SKY ECC, përgjime telefonike dhe prova dokumentare për të dokumentuar aktivitetin kriminal dhe lidhjet mes anëtarëve të rrjetit.

Paralelisht, SPAK thotë se janë evidentuar edhe dyshime për pastrim parash përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare në Shqipëri dhe rajon.

Gjykata e Posaçme ka vendosur gjithashtu sekuestrimin e një numri të madh pasurish, përfshirë vila në bregdet, apartamente, truall, llogari bankare, shoqëri tregtare, automjete luksoze dhe mjete lundruese. Sipas SPAK, vlera totale e pasurive të sekuestruara arrin në qindra milionë euro.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet franceze, belge, spanjolle, italiane, britanike, greke, si dhe me Europol dhe Eurojust.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe për gjurmimin e pasurive të dyshuara me origjinë kriminale.

Njoftimi i plotë i SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.287/1, të vitit 2021 për veprat penale:

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 31, datë 10.6.2026 ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 shtetas shqiptarë:

si edhe masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për 5 shtetas të tjerë:

Në datën 12.06.2026 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka ekzekutuar katër masa sigurimi dhe vazhdojnë kërkimet për ekzekutimin e masave të tjera të sigurimit.

Autoritetet ligjzbatuese greke kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit I.Sh, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar më shumë se 50 kontrolle të personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë.

Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike

Në kuadër të një hetimi të gjerë mbi trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, autoritetet ligjzbatuese kanë dokumentuar veprimtarinë e një rrjeti kriminal që dyshohet se ka operuar në disa shtete të Europës dhe Amerikës Latine. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.H. dhe L.K dyshohet se kanë pasur rol drejtues në organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga vende të Amerikës Latine drejt Europës, përmes porteve kryesore të Belgjikës, Spanjës dhe Holandës. Hetimet kanë evidentuar një strukturë të organizuar që përfshinte furnizimin, transportin, magazinimin, përpunimin kimik dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në vende të ndryshme europiane.

Nga të dhënat hetimore rezulton se në këtë aktivitet kanë bashkëvepruar edhe personat nën hetim O. B, O.S, A.R, E.M, D.A, A.G dhe M.M, ndërsa janë dokumentuar lidhje dhe bashkëpunime me shtetas të huaj dhe grupe kriminale që operojnë në vende të ndryshme.

Një prej episodeve kryesore të hetuara lidhet me sekuestrimin e 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë të Spanjës, ku u arrestuan disa shtetas të përfshirë në transportimin e lëndës narkotike. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar sekuestrime të tjera të sasive të konsiderueshme të kokainës në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e rrjetit kriminal nën hetim.

Përmes analizës së komunikimeve të siguruara në platformën SKY ECC dhe përgjimeve telefonike të kryera përgjatë këtij hetimi, të shoqëruara me këqyrje të dokumenteve dhe akteve të ndryshme, autoritetet kanë dokumentuar kontakte dhe koordinim të vazhdueshëm mes personave nën hetim në lidhje me organizimin e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, menaxhimin e laboratorëve në Amerikën Latine, transportin e ngarkesave dhe shpërndarjen e lëndës narkotike në tregjet europiane. Paralelisht me hetimet për trafikimin e narkotikëve, janë dokumentuar edhe dyshime të arsyeshme për pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.R, E.M, E.R, A.H, A.Z, L. K, O.B dhe O.S., dyshohet se kanë investuar të ardhura me burim kriminal në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përfshirjen e personave nën hetim A.Sh, A.I, B.M dhe E.J në veprime që dyshohet se kanë shërbyer për fshehjen e origjinës së pasurive dhe integrimin e të ardhurave të paligjshme në ekonominë formale.

Sipas organit procedues, një pjesë e investimeve të dyshuara lidhen me prona dhe projekte ndërtimi në Tiranë, Palasë, Himarë dhe zona të tjera bregdetare, si dhe me shoqëri tregtare të përdorura për qarkullimin dhe investimin e fondeve që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet partnere ndërkombëtare për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe gjurmimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Përmes vendimit 427, datë 12.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi sekuestro preventive mbi disa pasuri, referuar kontratave të shitjes nga shtetasit A.Sh, F.S, B.S tek kompania “A…L…D…sh.a”. Shuma e sekuestros preventive arrin në mbi 128.4 milionë euro.

*Gjatë hetimeve do të bëhet edhe verifikimi i vlerës së saktë të pasurive të sekuestruara.

Përmes vendimit nr. 432 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:

Vila

Llogari bankare:

Sekuestro preventive është vendosur edhe mbi të drejtën e shtetaseve A.Sh, M.C, Xh.D dhe E.A për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim, si bashkëpronarë në këtë pasuri. Vlera paraprake e shpronësimit është 352,859,661 lekë.

Truall:

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar:

Hotel:

Mjete lundruese:

Automjete

Përmes vendimit nr. 435 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon autoritetet gjyqësore franceze, belge, spanjolle, Italiane, britanike, greke, Eurojust, Europol për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.