🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 3,945 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,854 ▼ -1.12% ETH $2,231 ▼ -0.85% XRP $1.2462 ▼ -0.07% SOL $90.4500 ▼ -1.55%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Policia shkatërron një rrjet trafikimi që shfrytëzonte seksualisht vajza të reja migrante

MADRID, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet kriminal që dyshohet se rekrutonte vajza të reja migrante, përfshirë të mitura të pashoqëruara, nga qendrat e pritjes në Ishujt Kanarie dhe i dërgonte drejt Spanjës kontinentale dhe Francës, ku disa prej tyre shfrytëzoheshin seksualisht.

Hetimi nisi pasi një vajzë migrante, e cila fillimisht ishte marrë në kujdes nga autoritetet në Gran Kanaria, u kthye nga Franca në Spanjë dhe u tregoi policëve se ishte rekrutuar me premtimin për një vend pune.

Hetuesit identifikuan më pas raste të tjera vajzash që ishin larguar nga qendrat e pritjes pa marrë dokumentet e tyre dhe më vonë gjurmët e tyre ishin gjetur në fluturime drejt Spanjës kontinentale.

Sipas “Guardia Civil”, rrjeti shfrytëzonte cenueshmërinë e vajzave të reja, duke i transferuar në Spanjë dhe Francë, ku disa prej tyre përfundonin në shfrytëzim seksual.

Policia ka shpëtuar dy viktima dhe ka parandaluar largimin e katër të miturave të tjera nga qendrat e pritjes në Ishujt Kanarie.

Pas kontrolleve në Gran Kanaria, pesë persona u arrestuan, mes tyre edhe një i mitur.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin e rrjetit dhe për të identifikuar viktima të tjera të mundshme.

Operacioni zhvillohet në një moment kur çështja e migracionit është rikthyer në qendër të debatit në Evropë.

Në fund të korrikut, rreth 72 mijë migrantë kaluan me forcë kufirin nga Maroku drejt Ceutës, në Afrikën e Veriut. Shumica janë kthyer më pas në Marok, ndërsa qindra të mitur të pashoqëruar kanë mbetur në territorin spanjoll. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.