☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Stoltenberg: Përshëndesim bashkëpunimin SHBA-Turqi në veri të Sirisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndeti bashkëpunimin të cilin po zbatojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Turqia në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg foli në një konferencë për gazetarë në Bruksel para takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, dhe me këtë rast theksoi se Turqia është një partner shumë i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit

“Me kënaqësi përshëndes bashkëpunimin e SHBA-së dhe Turqisë në veri të Sirisë. SHBA dhe Turqia gjatë takimeve dypalëshe në margjinat e NATO-s më parë kanë biseduar për bashkëpunimin në Siri. Presim që bisedime të tilla të ketë edhe gjatë takimit të nesërm”, tha Stoltenberg.

Duke komentuar vendimin e SHBA-së për tërheqje nga traktati për eleminimin e raketave bërthamorë me rreze të shkurtra dhe të mesme veprimi (INF), Stoltenberg tha se mbështet hapin e tillë të SHBA-së dhe njëkohësisht akuzoi Rusinë për shkeljen e traktatit në fjalë.

Përveç INF-së, Stoltenberg shtoi se gjatë takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes të NATO-s do të bisedohet edhe rreth Afganistanit, Irakut dhe rreth situatës së misionit të NATO-s në Kosovë, bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe shpenzimieve të aletatëve në fushën e mbrojtjes.

Në takimin e ministrave të mbrojtjes për herë të parë përfaqësuesin e saj do ta ketë edhe Maqedonia, protokoli i së cilës për anëtarësim në NATO u nënshkrua disa ditë më parë. Vendi në këtë takim do të përfaqësohet nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.