Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 98.56 ▼3.63%
ARI 4,687 ▲2.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,820 ▲ +1.25% ETH $2,387 ▲ +0.44% XRP $1.4399 ▲ +2.28% SOL $88.5900 ▲ +4.49%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 98.56 ▼3.63 % ARI 4,687 ▲2.58 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 98.56 ▼3.63 % ARI 4,687 ▲2.58 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Rajoni

Sulmi në veri, arsyetimi i ri i Vuçiç: Armët do t’u shpërndaheshin banorëve serbë të Kosovës për të rezistuar

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se shërbimet serbe po rindërtojnë atë që ndodhi më 24 shtator në Banjskë, kur një grup terroristësh të uniformuar u përplas me policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

Duke folur për mënyrën se si filloi gjithçka, Vuçiç tha se një grup serbësh fillimisht vendosën dy kamionë nëpër urë, pra një barrikadë, por edhe se dyshohet se mes tyre ishin vendosur eksplozivë.

Presidenti serb për herë të parë deklaroi se një pjesë të armëve do t’u shperndaheshin disa banorëve, në mënyrë që ata t’i rezistonin terrorit të cilin ai vazhdimisht pretendon se po ia bën qeveria e Kosovës serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Nuk mendoj se është planifikuar asgjë për atë mbrëmje, as të nesërmen, as të pasnesërmen”, ka thënë Vuçiç.

Ai thekson se pas vendosjes së barrikadave është urdhëruar largimi i tyre nga efektivët e policisë.

“Ata hasën në eksploziv që hodhën në erë dy policë, njëri prej të cilëve u plagos dhe tjetri u vra. Më pas mendoj se i treti hapi zjarr dhe e qëlluan edhe atë, sepse ishin afër dhe nuk mund të shpëtonin nga kamioni, dhe kështu filloi gjithçka”, tha Vuçiç, duke përsëritur edhe një herë se vrasja e policit nuk ishte e planifikuar.

Ai vazhdon ta mohojë se polici i Kosovës është vrarë me armë zjarri.

“Është marrëzi që një polic është vrarë nga 300 metra larg. Atë e bëjnë sepse kanë llogaritur se Radoiçiç nuk ka mundur ta eliminojë, pra kanë llogaritur se duhet të jetë 300 metra, sepse ai ka qenë diku 300 metra larg. Këto janë lojërat e tyre”, tha Vuçiç.

1 Koment

  • Andis 05 October 2023, 02:23

    Europa duhet ti ver sanksione te forta Serbise ne qofte se don qe te kontrolloje Ballkanin perendimor

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.