☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,849 ▲ +0.71% ETH $2,685 ▲ +0.73% XRP $1.4892 ▲ +1.27% SOL $119.7900 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Sydney Sweeney zbulon skenën më të vështirë të karrierës: Ishte torturë

Aktorja e njohur Sydney Sweeney, e cila u bë e famshme falë rolit të Cassie Howard në serialin “Euphoria”, ka zbuluar se një nga skenat e këtij produksioni ishte edhe momenti më i vështirë që ka xhiruar ndonjëherë.

Gjatë një interviste në emisionin “Hot Ones”, Sweeney tregoi se bëhet fjalë për skenën e episodit të katërt të sezonit të dytë, ku personazhi i saj vjell në pishinë.

“U desh shumë punë. Sam Levinson donte që të dukej sikur të vjellat shpërthenin kudo,” tha aktorja.

Ajo shpjegoi se, ndryshe nga prodhimet e tjera ku përdoret një përzierje ushqimesh të bluara me qumësht dhe ujë, në këtë rast ekipi kishte ndërtuar një mekanizëm të posaçëm.

“Vendosën një pompë të lidhur me një tub që ma ngjitën në trup dhe më pas e hoqën me efekte speciale. Gjithashtu, më vendosën një lloj pajisjeje në gojë, të cilën e mbushnin vazhdimisht me lëngun që imitonte të vjellat. Sa herë që hapja gojën, ai dilte me presion,” rrëfeu ajo.

Në fund, Sweeney e përshkroi përvojën me një fjali të drejtpërdrejtë: “Është gjëja më e pakëndshme që kam përjetuar ndonjëherë.”

Pavarësisht vështirësive gjatë xhirimeve, “Euphoria” u shndërrua në një fenomen global, duke u renditur ndër serialet më të ndjekura në mbarë botën dhe duke e kthyer Sydney Sweeney në një nga aktoret më të kërkuara të brezit të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.