🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.78 ▼1.52%
ARI 4,155 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,442 ▲ +4.99% ETH $2,420 ▲ +7.35% XRP $1.3062 ▲ +3.44% SOL $95.9500 ▲ +4.94%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.78 ▼1.52 % ARI 4,155 ▲2.01 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.78 ▼1.52 % ARI 4,155 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Tabaku: Familjet shqiptare e mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës dhe pasuron pakicën!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e lidhi rritjen e kostos së jetesës me korrupsionin dhe mënyrën si shpërndahen paratë publike.

Në videon e publikuar në rubrikën “Këndi i Javës”, ajo krahasoi vështirësitë e familjeve që jetojnë me pagë me përfitimet që, sipas saj, u shkojnë një rrethi të privilegjuar pranë pushtetit.

Tabaku tha se fillimi i shkollës u ka shtuar familjeve shpenzime prej 11 mijë deri në 40 mijë lekësh për çdo fëmijë. Këto kosto, sipas saj, i shtohen ushqimit, qirasë, transportit dhe energjisë në një kohë kur pagat nuk po e përballojnë rritjen e çmimeve.

Duke iu referuar llogaritjeve që paraqiti në video, deputetja tha se një familjeje me dy paga minimale i shkon rreth 90% e të ardhurave për ushqimet bazë dhe qiranë. Për të mbuluar shpenzimet e tjera, sipas saj, familja mund ta mbyllë muajin me rreth 43 mijë lekë borxh. Ajo solli edhe shembullin e një familjeje me të ardhura mujore prej rreth 130 mijë lekësh, për të cilën llogariti një mungesë prej rreth 9 mijë lekësh në fund të muajit.

“Ky është realiteti i familjeve shqiptare që jetojnë me pagën e tyre”, u shpreh Tabaku. Ajo kundërshtoi mënyrën si qeveria e paraqet rritjen ekonomike, duke argumentuar se përfitimet e saj nuk po ndihen në buxhetin e përditshëm të qytetarëve.

Deputetja përmendi tenderët, koncesionet dhe rastet që, sipas saj, ilustrojnë lidhjen mes korrupsionit dhe pabarazisë.

Tabaku e cilësoi korrupsionin si një barrë që përfundon te qytetarët dhe kërkoi ndryshimin e një sistemi që, sipas saj, favorizon pakicën ndërsa varfëron familjet shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.