🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

TAJLANDË – Shtatë të vdekur pas të shtënave të një adoleshenti në një shkollë

BANGKOK, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Të paktën shtatë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë në një shkollë në Tajlandë, raportuan mediat lokale të premten.

Gazeta ”Khaosod”, duke cituar autoritetet lokale të menaxhimit të fatkeqësive, tha se besohet se të vdekurit përfshijnë tre mësues, tre studentë dhe adoleshentin e armatosur.

Motivi fillimisht ishte i paqartë.

Të shtënat ndodhën në mëngjes në shkollën ”Debsirin Nonthaburi” në provincën Nonthaburi, në veri të Bangkokut.

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari i armatosur ishte një student.

Forcat e sigurisë thanë se ai me sa duket qëlloi veten pas sulmit.

Paniku shpërtheu midis studentëve dhe mësuesve brenda ndërtesës, sipas raportit.

Policia dhe shërbimet e emergjencës u vendosën në numër të madh, ndërsa studentët, mësuesit dhe stafi tjetër u evakuuan nga kampusi.

Autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive thanë se 15 persona ishin plagosur, të paktën njëri prej tyre në gjendje kritike./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.