🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.37 ▲1.34%
ARI 4,502 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $77,088 ▼ -1.31% ETH $2,111 ▼ -3.21% XRP $1.3917 ▼ -1.63% SOL $84.9900 ▼ -1.55%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.37 ▲1.34 % ARI 4,502 ▼1.31 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.37 ▲1.34 % ARI 4,502 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

Takimi për Reformën, Lu e Vlahutin nuk shkojnë

Bisedimet mes tre udhëheqësve kryesorë Rama-Basha-Meta në orën 16.00. Ambasadorët refuzojnë pas deklaratës së kreut të opozitës. “Basha nuk foli për propozimin hibrid të ambasadores Nuland”

Në Shqipëri, takimi i drejtuesve më të lartë politik për Reformën në Drejtësi, i propozuar nga kryetari i Parlamentit Ilir Meta do të zhvillohet sot pasdite në orën 16.00, pasi të gjitha palët shprehën gatishmërinë e tyre. Por në bisedime, nuk do të jenë ambasadori amerikan Donald Lu dhe kreu i Delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin. Ata i thanë dje “PO” ftesës së zotit Meta, duke e kushtëzuar pjesmarrjen e tyre me diskutimet vetëm mbi “propozimin hibrid” të paraqitur më 10 korrik në Tiranë nga Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland.

Tërheqja e tyre ka të bëjë me qëndrimin e zotit Basha i cili në deklaratën e tij të sotme ku pranonte pjesmarrjen nuk hiqte dorë nga kundër-propozimi i opozitës, ndonëse linte hapësira për bisedime mbi rolin e ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “PD është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në perputhje te plote me rekomandimet e Komisionit te Venecias”, u shpreh sot zoti Basha në deklaratën e cila niste me përkrahjen e idesë për një qeveri teknike.

“Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e parlamentit zotin Meta se pas deklaratës së zotit Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Zoti Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik”, nënvizohet në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve Lu e Vlahutin, të cilët shtojnë se “nëse zoti Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”.

Mungesa e dy ambasadorëve vë në pikëpyetje serioze një rezultat pozitiv të takimit Rama-Basha-Meta, në një kohë kur kryeministri është shprehur i gatshëm të pranojë çdo propozim të mbëhstetur nga SHBA-të dhe BE-ja, dhe kur ambasadori Lu e ka cilësuar “të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara variantin e ofruar nga PD-ja”.

1 Koment

  • shqipetaret 18 July 2016, 12:53

    Ambasadoreve te SHBA dhe BE ne Tirane.Te sillet NATO ne Tirane dhe te clirohet populli shqipetar nga kopeja e hajduterise te fashizmit te sali berishes dhe nga kopeja e hajduterise te fashizmit te Ilir Metes.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.