☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,888 ▼ -0.92% ETH $2,382 ▼ -0.57% XRP $1.2922 ▼ -2.07% SOL $102.6600 ▼ -1.33%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Të shtëna Amsterdam, tre të arrestuar

Të shtëna paralajmëruese me armë zjarri ka pasur edhe në Amsterdam të Holandës, pasditen e kësaj të marte, siç njoftojnë oficerë të policisë holandeze përmes Twitterit, gjatë një aksioni për arrestimin e tre të dyshuarve. Ngjarja ka ndodhur në stacionin qendror të trenit në kryeqytetin holandez.

Një zëdhënëse e policisë refuzoi të jepte detaje mbi ngjarjen e fundit, por mësohet se askush nuk është plagosur gjatë arrestimeve. Një dëshmitar ka thënë për “Reuters” se, në vendngjarje kishte dëgjuar një të shtënë, teksa kishte parë edhe një të dyshuar që vraponte në tentativë për t’i shpëtuar policisë.

Zona përreth stacionit qendror të Amsterdamit është rrethuar, ndërsa aty ka edhe një prani të lartë të forcave policore.

Të shtënat janë dëgjuar vetëm pak pas ndjekjes që po i bëhej një makine të zezë të tipit “Volkswagen Golf”, por në përfundim tri persona u arrestuan, vetëm pak metra larg stacionit. Ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë me sulmet terroriste që u morën jetën të paktën 30 personave në Bruksel.

Ende nuk ka të dhëna nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën, sikurse edhe shkaqet e arrestimeve dhe të shtënave nuk dihen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.