☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,946 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.62% XRP $1.2514 ▼ -0.2% SOL $92.1700 ▼ -3.06%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Një izraelit dhe katër palestinezë humbin jetën gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor

TEL AVIV, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Një izraelit dhe katër palestinezë u vranë sot gjatë një serie përplasjesh në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi ngjarjen si një “sulm terrorist” dhe premtoi se Izraeli do të përgjigjet “me vendosmëri”.

Sipas ushtrisë izraelite, sulmi ndodhi pranë vendbanimit Havat Gilad, ku civilë izraelitë po bënin ecje në natyrë.

Autorët e dyshuar morën armën e një anëtari të forcave të sigurisë që mbërriti në vendngjarje dhe më pas hapën zjarr ndaj grupit.

Shërbimi izraelit i emergjencës njoftoi se një burrë rreth të 30-ave humbi jetën, ndërsa dy të rinj të plagosur nga të shtënat u transportuan me helikopter në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër, Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se katër palestinezë u vranë në fshatin fqinj Tel dhe katër të tjerë u plagosën, tre prej tyre rëndë.

Kryeminsitri Netanyahu njoftoi se do të zhvillojë një mbledhje me drejtuesit e sigurisë për të vendosur mbi reagimin ndaj sulmit, ndërsa ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, kërkoi veprime “me dorë të hekurt”.

Dhuna në Bregun Perëndimor është përshkallëzuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Gaza, në tetor 2023./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.